Arvizu takon Ramën: Qeveria e re do tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve
Tiranë- Lideri i Partisë Socialiste njëherësh edhe kryeministri i ardhshëm i vendit u takua sot në selinë rozë me Ambasadorin Amerikan, Alexander Arvizu dhe një grup përfaqësuesish të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë.
Pas përfundimit të takimit i cili zgjati gati një orë, ambasadori Arvizu deklaroi mbështetjen për Edi Ramën dhe qeverinë e re, për të cilën u shpreh i bindur se do tu përgjigjet kërksave të qytetarëve.
Shprehëm mbështetjen tonë për qeverinë e re dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë me Shqipërinë nëpërmjet saj. “Zoti Rama e bëri shumë të qartë, që ai do të punojë ngushtësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht me ShBA-të dhe ofruam mbështetjen e plotë, asistencën me praktikat më të mira të punës. Kam besim se zoti Rama dhe Meta që do ti përgjigjen asaj për të cilën votuan votuesit. Presim me kënaqësi të punojmë me këtë qeveri, deklaroi Arvizu.
Teksa shtoi: “dhamë këshilla për biznesin, por kjo mund të bëhet në çdo fushë. Transaprencë në çdo fushë, kredibilitet dhe parashikueshmëri dhe përgjegjshmëri. Këto janë tre shtyllat ku bazohet bashkëpunimi dhe këshillimi që SHBA presin”, mbylli fjalën e tij Arvizu.
Ndërsa vetë shefi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark C. Craëford tha se “Si president i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë erdha të falenderoj zotin Rama për takimin. Folëm për pak detaje, por do flasim për më shumë, më vonë. Ajo që kërkon biznesi është qartësia. Do ishte mirë, që biznesi të kishte takime direkte jo vetëm me kryeministrin, por edhe me ministra. Do ishte mirë të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet. Duhen konsultime përpara jo pas. Do donim të ishim pjesë e këtij procesi, që çon drejt vendimeve dhe ato të merren në kohën e duhur. Ishte takim shumë i mirë dhe po presim me kënaqësi këtë administratë të re”, theksoi Crëford.