E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: Taulant Balla t’i paguajë Malltezit 1 milion lekë të reja

TIRANE - Gjykata e Tiranës dënon me 1 milion lekë gjobë deputetin socialist Taulant Balla, të cilin e detyron që shumën në fjalë t’ia dëmshpërblejë Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kryeministrit në largim Sali Berisha.

Vendimi u mor nga gjykatësja Vjosa Zaimi, në mungesë të deputetit socialist Balla, i cili ishte paditur për shpifje nga Malltezi. Ky i fundit kishte kërkuar si dëmshpërblim shumën prej 2.5 milionë lekësh.

Ndërkaq, sot në gjykatën e Tiranës, përmes avokatit të saj, Argita Malltezi, vajza e kryeministrit Berisha kërkoi dënimin me 2.5 milionë lekë të deputetit socialist Taulant Balla, të cilin gjithashtu e akuzon për shpifje.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›