KMDLNJ: Gjykata për Krime Lufte, veprim shumë i vonuar

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka vlerësuar Kërkesën e Deputetit Kurtan Kajtazi që përmes një rezolute të kërkohet nga Qeveria e Kosovës përgatitjen e projektligjit për themelimin e gjykatës për krime lufte, si shumë të vonuar dhe që nuk prodhon fare efekte juridike.
Përmes një komunikate, KMDLNJ vlerësoi se në Kosovë por edhe në Serbi ka munguar vullneti politik për hetimin dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës. “Edhe ato raste që kanë ndodhur më shumë kanë qenë dhe janë në funksion të realizimit të projekteve politike se në funksion të drejtësisë” thuhet ndër tjerash në komunikatë./Indeksonline/