Krimi në familje, shënohet viktima e katërt

Ka vdekur në spital Nadire Gjoni e cila u qëllua me armë nga dhëndrri i saj Petrit Zaimi më 3 korrik. 61 vjeçarja ishte një nga viktimat e tragjedisë që tronditi gjithë Tiranën ditë më parë. Mjekët thanë se ajo nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të rënda duke e rënduar kështu bilancin e vdekjeve në familjen Gjoni. Nadire Gjoni kishte marrë tre plumba.
Më 3 korrik, Petri Zaimi, qëlloi me një automatik vjehrrin, Azbi Gjoni, ndërsa plumbat vranë edhe djalin e tij Klevis Zaimi, 13 vjeç. Nga plumbat mbeti e plagosur dhe vjehrra e vrasësit Nadire Gjoni. Pas këtij krimi, Zaimi qëlloi mbi veten. Tragjedia ka ndodhur pas një grindjeje në familje.