E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, debate të ashpra Subashi-Kosovrasti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon mbledhjen e radhës ku po diskutohen ankimimet e partive për qarkun e Tiranës. Mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra. Sipas anëtarit të KQZ-së, Njazi Kosovrasti kërkesa e PS-së është e pamotivuar në ligj. Ai akuzoi nënkryetaren e këtij komisioni, Dëshira Subashi si përfaqësuese e interesave të PS-së në Komision dhe jo qytetarëve. "Subashi të respektojë ligjin dhe jo të sillet si përfaqësuese politike e selisë rozë në KQZ", u shpreh Kosovrasti. Në replikën e saj, nënkryetarja e KQZ-së akuzoi drejpërdrejt kreun e këtij institucioni Arben Ristani se po i shërben interesave të PD-së. "Ristani po i shërben PD-së, ndërsa anëtari Kosovrasti shkel vazhdimisht kodin zgjedhor dhe sulmon për të disatën herë", u shpreh Subashi.
Po ashtu në KQZ po diskutohen edhe ankimimet e PBDNJ-së dhe LZHK-së, tashme e veçuar nga koalicioni "Poli i Lirisë", pasi sipas LZHK-së, komisionerët e këtij koalicioni nuk kanë mbrojtur votat e kësaj partie gjatë numërimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›