E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në familje, vdes e moshuara u qëllua nga dhëndri

Dy javë pasi u plagos nga dhëndri, 69 vjecarja Nadire Gjoni ndërroi jetë në spital duke e cuar në 4 numrin e viktimave të masakrës që ndodhi më 3 korrik pranë Fakultetit të Mjekësisë në kryeqytet. 

TIRANE- Tragjedia familjare që ndodhi më 3 korrik pas Fakultetit të Mjekësise në kryeqytet con në 4 numrin e të vdekurve. Nadire Gjoni, gruaja 69 vjecare, e cila kishte marrë plagë të rënda nga plumbat e dhëndrit të saj, ka gjetur vdekjen mbrëmë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” thanë se plumbat i kishin shkaktuar plagë të rënda të moshuarës.

Zanafilla e tragjedisë e cila u kthye në një masakër nis 2 javë më parë. Petrit Zaimi ishte ndarë ngas bashkëshortja.

Në një përpjekje për të zgjidhur këto mosmarrëveshje, në bisedë e sipër me vjehrrin e tij dhe në kushtet e depresionit, 40 vjecari ka qëlluar në drejtim të të moshuarit.

Më pas aksidentalisht një nga plumbat ka vrarë djalin 16 vjecar të Petritit si dhe ka plagosur 69 vjecaren Nadire Gjoni. Në kushtet e depresionit 40 vjecari i ka dhënë fund dhe jetës duke u vrarë me një nga plumbat që i kishin mbetur në pistoletë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›