Vdes elektricisti, prangoset pronari i fabrikës
Vdekja e një elektricisti
nga fshati Këmishtaj,
komuna me të njëjtin
emër në rrethin e Lushnjës
ka vënë në pranga pronarin
e fabrikës ku ai ishte i punësuar.
Ndërsa shkaku i vdekjes së
51-vjeçarit ka qenë aksidental,
për punëdhënësin e tij është ngritur
akuza e "shkeljes së rregullave
të mbrojtjes në punë".
Ngjarja në fjalë është regjistruar
gjatë orëve të vona të
pasdites të së dielës, në fshatin
Këmishtaj, rreth 12 kilometra
larg nga qendra e qytetit myzeqar.
51-vjeçari Tafil Tafa, banor
i fshatit Këmishtaj ka gjetur
vdekjen si shkak i goditjes nga
rryma elektrike, në mjediset e
fabrikës së miellit ku kishte kohë
që punonte. Punëtorët dhe shokët
e viktimës kanë treguar për
policinë se pasditen e së dielës
rrjeti elektrik i fabrikës ka pësuar
defekt dhe 51-vjeçari ka tentuar
ta rregullojë.
"U shkëput energjia menjëherë
pas një goditjeje tensioni.
Më pas, për rreth 2 orë nuk
kishim drita në fabrikë. Dimë
që u njoftua Tafili, i cili punon
edhe elektricist", ka thënë për
policinë Halo Gjini, punëtor i
fabrikës. Defekti ka angazhuar,
edhe pse ditë e diel, elektricistin
e fabrikës, 51-vjeçarin Tafil Tafa, i
cili punonte prej vitesh në fabrikë
dhe angazhohej jashtë orarit në
raste defektesh elektrike. Prej
dëshmive të dhëna në polici nga
punonjësit e tjerë të fabrikës
mësohet se Tafa menjëherë pas
mbërritjes në fabrikë ka nisur
punën për riparimin e linjës.
Ai ka parë se një pjesë e rrjetit
elektrik të fabrikës ishte djegur
dhe ka tentuar ta zëvendësojë
atë me një të ri. Por në tentativë
për të ndërruar kabullin e djegur,
51-vjeçari është goditur nga
rryma elektrike. Goditja ka qenë
e fuqishme dhe e ka zhvendosur
atë disa metra larg, duke e për-
plasur pas aparaturave të tjera
të fabrikës dhe një muri. Kolegët
e tij, të alarmuar kanë kërkuar
ndihmë dhe më anën e një mjeti
transporti të fabrikës 51-vjeçari
është transportuar për në spitalin
e Lushnjës. Por çdo ndërhyrje
ka qenë e kotë, pasi mjekët e
urgjencës kanë thënë se Tafa ka
gjetur vdekjen përpara mbërritjes
në spital. Trupi i tij është
çuar për në morgun e spitalit të
Lushnjës nga ku është marrë më
pas nga familjarët për kryerjen
e ceremonisë mortore. Policia
është informuar për ngjarjen nga
mjekët e spitalit. Disa uniforma
blu kanë shkuar në spital dhe disa
të tjera në fshatin Këmishtaj ku ka
ndodhur aksidenti. Sipas burimeve
zyrtare të Komisariatit të Policisë
Lushnjë bëhet e ditur se pas
mbërritjes në fabrikë, është bërë
ekspertimi i vendit të ngjarjes dhe
është bërë shoqërimi i 46-vjeçarit
Panajot Çiroko, pronar i fabrikës
së miellit. Arrestimi i 46-vjeçarit
që kishte vite që drejtonte fabrikën
është bërë disa orë pas
ngjarjes që përfshiu aktivitetin
e tij privat. Policia fillimisht e ka
shoqëruar Panajot Çirokon për
sqarimin e rrethanave të ngjarjes
dhe më pas i është komunikuar
akuza, ajo e "Shkeljes së rregullave
të mbrojtjes në punë".
Ekspertët e policisë, pas ekspertizave
të vendit të ngjarjes,
kanë konkluduar se 51-vjeçari
Tafil Tafa punonte pa u pajisur me
kushtet e sigurimit në punë, si:
pantoflat, tapetin e amortizimit
të goditjeve nga rryma, si dhe pa
dorashka. Gjithashtu, ai nuk ka
respektuar asnjë nga rregullat
në punë për profilin e veçantë
të profesionit të tij. Por, ajo që ka
çuar në arrestimin e pronarit të
fabrikës lidhet me mosplotësimin
e këtyre kushteve për asnjë nga
punëtorët që kishte marrë në
aktivitetin privat që drejtonte.
Madje, burime të tjera policore
thonë se pronari i arrestuar nuk
e kishte siguruar viktimën, i cili
ishte babai i tre fëmijëve. Rastet
e aksidenteve në punë gjatë këtij
viti kanë qenë edhe më të paktë,
si shkak i rënies së ndërtimit të
pallateve shumëkatësh. Për vitin
2008, numri i aksidenteve në
punë me pasojë vdekjen ka qenë
16, kurse në vitin 2007 ky numër
ka qenë edhe më i lartë
nga fshati Këmishtaj,
komuna me të njëjtin
emër në rrethin e Lushnjës
ka vënë në pranga pronarin
e fabrikës ku ai ishte i punësuar.
Ndërsa shkaku i vdekjes së
51-vjeçarit ka qenë aksidental,
për punëdhënësin e tij është ngritur
akuza e "shkeljes së rregullave
të mbrojtjes në punë".
Ngjarja në fjalë është regjistruar
gjatë orëve të vona të
pasdites të së dielës, në fshatin
Këmishtaj, rreth 12 kilometra
larg nga qendra e qytetit myzeqar.
51-vjeçari Tafil Tafa, banor
i fshatit Këmishtaj ka gjetur
vdekjen si shkak i goditjes nga
rryma elektrike, në mjediset e
fabrikës së miellit ku kishte kohë
që punonte. Punëtorët dhe shokët
e viktimës kanë treguar për
policinë se pasditen e së dielës
rrjeti elektrik i fabrikës ka pësuar
defekt dhe 51-vjeçari ka tentuar
ta rregullojë.
"U shkëput energjia menjëherë
pas një goditjeje tensioni.
Më pas, për rreth 2 orë nuk
kishim drita në fabrikë. Dimë
që u njoftua Tafili, i cili punon
edhe elektricist", ka thënë për
policinë Halo Gjini, punëtor i
fabrikës. Defekti ka angazhuar,
edhe pse ditë e diel, elektricistin
e fabrikës, 51-vjeçarin Tafil Tafa, i
cili punonte prej vitesh në fabrikë
dhe angazhohej jashtë orarit në
raste defektesh elektrike. Prej
dëshmive të dhëna në polici nga
punonjësit e tjerë të fabrikës
mësohet se Tafa menjëherë pas
mbërritjes në fabrikë ka nisur
punën për riparimin e linjës.
Ai ka parë se një pjesë e rrjetit
elektrik të fabrikës ishte djegur
dhe ka tentuar ta zëvendësojë
atë me një të ri. Por në tentativë
për të ndërruar kabullin e djegur,
51-vjeçari është goditur nga
rryma elektrike. Goditja ka qenë
e fuqishme dhe e ka zhvendosur
atë disa metra larg, duke e për-
plasur pas aparaturave të tjera
të fabrikës dhe një muri. Kolegët
e tij, të alarmuar kanë kërkuar
ndihmë dhe më anën e një mjeti
transporti të fabrikës 51-vjeçari
është transportuar për në spitalin
e Lushnjës. Por çdo ndërhyrje
ka qenë e kotë, pasi mjekët e
urgjencës kanë thënë se Tafa ka
gjetur vdekjen përpara mbërritjes
në spital. Trupi i tij është
çuar për në morgun e spitalit të
Lushnjës nga ku është marrë më
pas nga familjarët për kryerjen
e ceremonisë mortore. Policia
është informuar për ngjarjen nga
mjekët e spitalit. Disa uniforma
blu kanë shkuar në spital dhe disa
të tjera në fshatin Këmishtaj ku ka
ndodhur aksidenti. Sipas burimeve
zyrtare të Komisariatit të Policisë
Lushnjë bëhet e ditur se pas
mbërritjes në fabrikë, është bërë
ekspertimi i vendit të ngjarjes dhe
është bërë shoqërimi i 46-vjeçarit
Panajot Çiroko, pronar i fabrikës
së miellit. Arrestimi i 46-vjeçarit
që kishte vite që drejtonte fabrikën
është bërë disa orë pas
ngjarjes që përfshiu aktivitetin
e tij privat. Policia fillimisht e ka
shoqëruar Panajot Çirokon për
sqarimin e rrethanave të ngjarjes
dhe më pas i është komunikuar
akuza, ajo e "Shkeljes së rregullave
të mbrojtjes në punë".
Ekspertët e policisë, pas ekspertizave
të vendit të ngjarjes,
kanë konkluduar se 51-vjeçari
Tafil Tafa punonte pa u pajisur me
kushtet e sigurimit në punë, si:
pantoflat, tapetin e amortizimit
të goditjeve nga rryma, si dhe pa
dorashka. Gjithashtu, ai nuk ka
respektuar asnjë nga rregullat
në punë për profilin e veçantë
të profesionit të tij. Por, ajo që ka
çuar në arrestimin e pronarit të
fabrikës lidhet me mosplotësimin
e këtyre kushteve për asnjë nga
punëtorët që kishte marrë në
aktivitetin privat që drejtonte.
Madje, burime të tjera policore
thonë se pronari i arrestuar nuk
e kishte siguruar viktimën, i cili
ishte babai i tre fëmijëve. Rastet
e aksidenteve në punë gjatë këtij
viti kanë qenë edhe më të paktë,
si shkak i rënies së ndërtimit të
pallateve shumëkatësh. Për vitin
2008, numri i aksidenteve në
punë me pasojë vdekjen ka qenë
16, kurse në vitin 2007 ky numër
ka qenë edhe më i lartë