E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valuta, Leku focohet kundrejt Euros e Dollarit

Sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë situata favorizuese që ka ardhur si pasojë e efekteve te sezonit veror, që ndikojnë në forcimin e monedhës vendase. 

TIRANE-Monedha shqiptare, leku, ka vazhduar forcimin kundrejt monedhave të huaja, që nga fundi i muajit të kaluar dhe fillimi i këtij muaji, sidomos ndaj euros dhe dollarit dhe tendenca është drejt forcimit të mëtejshëm.

Sot në tregun e këmbimit valutor, një dollar është blerë me 91,6 lekë dhe është shitur me 92,2 lekë, duke vazhduar të humbasë terren ndaj lekut. Ndërkohë, para një muaji një dollar është blerë me 98 lekë dhe është shitur me 98,5 lekë.

Në kursin e këmbimit të lekut me monedhën evropiane, ka patur tendencë të forcimit të lekut. Sot një euro është blerë me 127,3 lekë dhe është shitur me 127,9 lekë, ndërsa para 10 ditësh nje euro është blerë me 130.3 lekë dhe është shitur me 130,9 lekë.

Sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, leku ka paraqitur qëndrueshmëri edhe ndaj valutave të tjera, një situatë favorizuese që ka ardhur si pasojë e efekteve te sezonit veror, që ndikojnë në forcimin e monedhës vendase, që është më e kërkuar nga emigrantët që vijnë për pushime pranë familjeve të tyre apo turistët e shumtë, sidomos nga Kosova dhe Maqedonia.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›