E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje trondit Vlorën, burri xheloz vret me sqepar gruan shtatzanë

Vlorë- Krimi në familje ka shënuar viktimën e rradhës në Orikum të qytetit të Vlorës. Një grua 33-vjeçare shtatzënë është vrarë mbrëmjen e djeshme me sqepar nga bashkëshorti i saj brenda banesës së tyre.

Mësohet se Shpëtim Çeliku ka vrarë bashkëshorten Manushaqe Çelikun, e cila ishte edhe nëna e dy fëmijëve, të cilët mësohet se në momentin e vrasjes s’kanë qenë në banesë.

Policia e Vlorës tha se viktima është nga fshatrat e Librazhdit e se ka arrestuar 35-vjeçarin, i cili shfaqi gjendje të ndryshueshme emocionale gjatë prangosjes.

Mësohet se burri ka thënë në polici se ka qënë në Sarandë kur ndodhi krimi, bashkë me dy fëmijët e tij A.C 3 vjeç dhe Xh.C 7 vjeç të cilët aktualisht ndodhen në shtëpinë e fëmijës për trajtim psikologjik. Policia thotë se viktima është torturuar nga i shoqi dy ditë rrjesht dhe se alibia e tij është rrëzuar nga të afërmit në Sarandë, të cilët kanë dhënë deklarata kontradiktore me të 35-vjeçarit.

Fqinjët dhe familjarët e çiftit thonë se ata nuk ishin problematikë. Ndërkohë nga të dhënat e para të policisë dyshohet se vrasja është kryer për motive xhelozie. Çifti prej disa kohësh kishte ardhur në Orikum nga fshatrat e Librazhdit.

Të premten dhjetra gra dolën në një protestë kundër dhunës ndaj gruas pasi vetëm gjatë vitit 2012 janë vrarë 22 gra e vajza. Ndërkohë amnistia e ndërmarrë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë e hodhi poshtë të gjithë luftën kundër krimit në familje. Mjaft dosje po pushohen në prokurori dhe në gjykatë, duke qenë se kjo vepër e cila parashikon minimumin e dy viteve të dënimit, është amnistur.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›