E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane gjykata vendos 40 dite burg per Paro Lacin

Gjykata e Tiranës ka caktuar 40 ditë burg për Paro Laçin.  Administratorin e Klubit të Futbollit Partizani, u arrestua të premten në Tiranë, në bazë një urdhëri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Milanos.
Në fakt, gjykata në vendimin e saj nuk i ndryshoi asnjë presje kërkesës sën prokurorit i cili kërkoi arrestin me afat 40 ditor deri në mbërritjen e dosjes së plotë nga autoritet italiane.
Prokurori përmendi dy episode të trafikut të narkotikëve, respektivisht 31 kg dhe 4 kg heroinë në periudhën 1997-1999, në bazë të të cilave pretendohet se është gjykuar dhe dënuar me emrin Paro Besiç, dhe pasaportë të Bosnjë Hercegovinës, shtetasi Paro Laçi.
Vetë Paro Laçi ka mohuar të ketë dijeni për këto emra apo persona me këta emra. 
Gjatë seancës Paro Laçi ka kërkuar të lirohej nga arresti dhe akuzat. 
Babai i Paro Laçit, deklaroi për “abc neës” se për vitin 1997 kur është akuzuar për trafik narkotikës i biri ka qenë në Shqipëri.
 Në seancën e masës së arrestit nuk është diskutuar vendi i shlyerjes së dënimit prej Paro Laçit, nëse do të jetë në burgjet italiane apo ato shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›