E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari hetimet te paplota dhe te paperfunduara nga prokuroria

Hetimet janë të paplota dhe të papërfunduara nga ana e prokurorisë. Ky është mendimi i dy avokatëve të çështjes së 21 janarit të vitit 2011, Genc Gjokutaj dhe Besnik Çerekja.
Pretendimet e avokatit të ish-shefit të gardës së republikës, Ndrea Prendi, shkojnë më tej kur ai deklaron se organi i akuzës e kishte caktuar Ndoc Çardakun si ekspert por më pas nuk e  përfshiu në fashikujt e hetimit. 
E ndërsa hetimet sipas avokatëve po bëhën gjatë procesit gjyqësor avokatët shprehen versioni i prokurorisë se sulmi ka qenë i komanduar ka rënë madje vetë organi i akuzës është konfuz edhe gjatë procesverbaleve pasi njëherë e pranon sulmin ndaj kryeministrisë e një herë jo. 
E ndërsa proçesi gjyqësor vazhdon në gjykatën e Tiranës, duket se fakte dhe prova të reja zbehin versionin e prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›