Moti i keq rrethet pa drita dhe veshtiresi ne qarkullim

Stuhitë e borës dhe të reshjeve kanë shkaktuar mungesën e energjisë elektrike dhe veshtiresi ne qarkullim ne disa zona te vendit. Difektet në linjat e tensionit të lartë dhe te shtyllave percjellese, kane lene zona te tëra në terr. Sipas informacioneve më të fundit, Kukësi, Hasi e Tropoja, Pogradeci, dhe në shumë komuna të rretheve të tjera ka mungesë të energjisë elektrike. Në Fierzë ka defekte në linjën e tensionit të lartë dhe trashesia e reshjeve të borës ka shkuar nga 30-60 cm. Aksi kombëtar Morinë-Kalimash-Reps i kalueshëm nderkohe qe jane angazhuar 14 borëpastruese për pastrimin e rrugëve. Në aksin Pukë - Fushë Arrez trashesia e borës ka arritur 30 cm.
Problematike ka ne akset Tamare-Vermosh, Selcë-Qafa Brodolec. Ne zonën e Korcës të gjitha akset janë të kalueshme, por me vështirësi dhe drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të përdorin zinxhirë.
Reshjet e shiut kane shkaktuar përmbytjen e banesave dhe bizneseve ne Fier. Shtabi i emergjencës është mbledhur për te marre masa per situatën e krijuar. Për te shmangur daljen nga shtatit te lumit Gjanicë janë ngritur edhe argjinaturat, por kjo nuk ka mjaftuar për te përballuar prurjet e mëdha nga rreshjet e ditëve te fundit. Specialistet thonë shkak i kësaj situate janë bërë reshjet e dëndura te shiut gjate 24 orëve të fundit. Ata shtojnë se përmbytjet nga Gjanica mund të parandalohen vetëm nëse shtrati i lumit zgjerohet dhe pastrohet, gjë që nuk ka ndodhur për 20 vjet me rradhë.
Situata në Kukës
Nga Morina ne Tunelin e Kalimashit janë angazhuar 7 mjete borëpastruese dhe 8 te tjera ne segmentin Tuneli i Kalimashit -Reps.
Reshje dhe stuhi debore qe perfshine verilindjen e vendit kane shkaktuar probleme ne qarkullim dhe me funizimin me energji elektrike. Trashesia e dëborës varion nga 30 cm ne qytetin e Kukesit deri ne 60-70 cm ne zonat malore. Rrugët nacionale qe lidhin Kukesin me Hasin dhe doganen e Qaf prushit si dhe Fierzë me qytetin e Bajram Currit dhe doganen e Qaf Morinës ne Tropojë jane te kalueshme ndersa nje pjese e rrugëve nacionale dhe rurale si Kukes Peshkopi,Kukes Shishtavec,Krume Bajram Curri kalohen me vështirësi. Komunat Arren, Kalis, Grykecaje, Zapod, Lekbibaj, Valbone etj janë te bllokuara. Si pasoje e një defekti ne linjen e tensionit te larte 110 kvA Fierze-Fush Arrez-Kukes, jane pa energji elektrike rrethet Kukës,Has,Tropojë dhe nje pjese e Pukës qe nga mbrëmja e se shtunës. Brigadat e riparimit te linjave te OST dhe KESH po punojne ne sektorin e Pukes per riparimine defektit,por moti i keq dhe erërat e forta janë veshtiresite me te cilat po përballen gjate riparimit.