Durrës/ Rama inspekton lagjen “Rilindja”: Investim i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen Rilindja në Durrës, nga ku ka deklaruar se është punë një punë e jashtëzakonshme nga sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Mohamed Alabbar.
Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ka deklaruar bëri me dije se në këtë lagje do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa punë për 996 apartamentet është drejt përfundimit.
“Spitallë, Durrës – Në lagjen “Rilindja”, ku sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Mohamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit dhe ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje të ngritur nga hiçi i ish-kënetës, e cila do të jetë shembëlltyra kuptimplotë e vizionit dhe ambicies sonë për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër”, tha Rama.
Ndërsa Kryebashkiakja Sako u shpreh se mund të lindë nevoja më vonë për shtimin e një linje transporti, ndërsa theksoi se vendi ku u ndërtua lagja “Rilindja” ka qenë një zonë e vështirë.
“Jemi duke para mundësinë e një shtimi të një linje të re transporti. Këtu ka qenë zonë e vështirë, ka pasur nevojë për mbushje territori. Punimet janë në fazë të avancuar. Rrugët janë të përfunduara”, tha Sako.
/rtsh.al/