E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kundërshtoi forcat e policisë, procedohet në gjendje të lirë 49-vjeçari në Velipojë

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 49-vjeçarin nga Velipoja pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë, të cilët rreth mesnatës, kanë ndërhyrë për ndalimin e muzikës, në lokalin që ky shtetas administronte, në Velipojë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›