Shtepia me rrota mbyll festivalin teatror Skampa
Tragjikomedia Shtepia me rrota me regji te Erand Sojlit ka mbyllur edicionin e 12 te festivalit teatror Univers-Teater qe organizohet per cdo vit ne qytetin e Elbasanit. Tragjikomedia eshte interpretuar nga trupa e teatrit te Elbasanit ne bashkepunim me aktore te trupes se spektaklit Portokalli. Tragjikomedia Shtepia me rrota flet per shnderrimet qe peson nje familje elitare lindore e cila jeton mes dy periudhave kohore nga sistemi diktatorial ne sistemin e tranzicionit. Sojli e ka cilesuar nje komedi te zeze pasi ajo pershkruan degradimin e kesaj familjeje elitare si dhe rolin e nenes e cila edhe pse me femije ne burg nuk mallkon por kerkon drejtesi. Tragjikomedia me regji dhe autor Erand Sojlin skenografi te Kastriot Rroshit dhe Fatbardh Markut si dhe muzike te Edmond Rrapit eshte pritur mjaft mire nga publiku elbasanas. Shtepia me rrota mbyll keshtu edicionin e 12 te festivalit teatror Univers Teater qe sipas drejtorit artistik Adonis Filipi ky edicion mund te cilesohet si nder me te miret e ketij festivali ne 12 vitet e krijimit te tij. Univers-Teater nisi me 20 tetor me teatrin e drames shqipe te Shkupit me shfaqjen Gjenerali i ushtrise se vdekur per te vijuar me pas me trupa te ardhur nga Rusia Serbia Turqia Rumania Mali i Zi etj. Kete vit moren pjese 10 trupa nga vendi dhe bota.