Prokuroria urdher ndalimet per garden te diskutueshme

Organi i akuzes nuk ka filluar hetimet kunder organizatoreve te demonstrates edhe pse ka materiale te mjaftueshme per kete
Prokuroria u terhoq dje nga urdher ndalimet per drejtuesit e gardes duke lene te kuptohet se ajo ishte vetem pjese e lojes. Madje ne nje konference per shtyp Prokuroria e Pergjithshme vleresoi se ceshtja e refuzimit nuk ishte aq skandaloze sa ishte paraqitur nga opozita por Thjeshte nje ceshtje teknike qe ha diskutim. Kjo terheqje e prokurorise erdhi pas tre ditesh heshtje nga ky institucion i cili me gjithe dhunen qe shpertheu ne kryeqytet ende nuk ka asnje akuze ndaj organizatoreve te demonstrates se dhunshme.
Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka deklaruar se nuk ka nisur akoma hetimet kunder organizatoreve te protestes edhe pse ka prova te servirura nga policia se ata kane qene nxitesit e dhunes. Kryeprokurorja gjate nje konference te dhene diten e djeshme ne prani te ambasadorit te SHBA-se eshte shprehur se hetimet e para qe prokuroria e Shqiperise po ben do te bazohen tek pasojat qe ka pasur gjate protestes. Ndersa ka bere te ditur se vetem me vone do te fillojne hetimet mbi organizatoret Hetimi i mepasshem do te tregoje nese kemi pasur nje aktivitet te ndryshem - tha zonja Rama.
Sipas prokurores se Pergjithshme hetimet e para ku organi i akuzes do te zhvilloje konsistojne ne referimit te ngjarjeve te ndodhura ne bulevardin Deshmoret e Kombit hetimet konsistojne ne vrasjen e tre personave dhe gjithashtu ka filluar hetimet referuar materialeve qe policia e shtetit ka dorezuar ne prokurori per veprat penale te Shkaterrimit te prones dhe Kundershtim te punonjesve te policise dhe goditjes se tyre. E pyetur se nese kane filluar hetimet per nje grusht shteti nga ana e opozites znj. Rama eshte pergjigjur se ato jane akuza me sfond politik pasi sipas kryeprokurores nga ana e policise nuk ka pasur asnje material qe te provoje kete fakt. Nga Policia e Shtetit presim materialet e referime per te nisur hetimet -deklaroi Ina Rama.
Gjate konferences per shtyp prokurorja e Pergjithshme shqiptare ka kerkuar zyrtarisht ndihme nga eksperte te Shteteve te Bashkuara per hetimin e demonstrates se dhunshme te 21 janarit ku humben jeten tre persona dhe u plagosen shume te tjere. Per te gjitha keto kryeprokurorja theksoi se duhet nje hetim objektiv dhe i pavarur cka sipas saj do te vije me ndihmen teknike te eksperteve amerikane. Prokuroria ka nisur hetimet per kete ceshtje qe diten e protestes duke angazhuar ne hetim te gjithe trupen gjyqesore. Rezultatet e kesaj veprimtare hetimore me profesionalizem te larte eshte i nevojshem ti nenshtrohen nje sere ekzaminimesh ligjore - sqaroi zonja Rama. Ajo shtoi se ndihma e kerkuar do te garantoje hetimin me te besueshem.
E pyetur nga mediat per mosekzekutimin e urdhrit te prokurorise per ndalimin e 6 gardisteve Kryeprokurorja u pergjigj se Urdher-ndalimet leshohen per persona te dyshuar kemi pasur dyshime qe keta persona jane perfshire ne ngjarjet e 21 janarit. Ekzekutimi i ketyre urdher arresteve do na ndihmonte te zbardhnim ngjarjen -tha ajo. Ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeprokuroren e Pergjithshme Ina Rama ambasadori amerikan Alexander Arvizu konfirmoi mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes lidhur me hetimet per demonstraten e te premtes se 21 janarit. Sipas ligjit shqiptar zyra e prokurorise merret me hetimin e ngjarjeve dhe une konfirmoj mbeshtetjen e SHBA-ve per kete zyre ne lidhje me kete investigim. Do ta marr do ta lexoj dhe do ta shqyrtoj me kujdes kerkesen e kryeprokurores qe me eshte drejtuar mua dhe gjithashtu do ta dergoj ne Uashington. Besoj se pergjigjja do te jete pozitive - u shpreh ambasadori amerikan. Ndersa theksoi gatishmerine per te shqyrtuar me kujdes kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme per dhenien e nje asistence teknike ne kete investigim ambasadori Arvizu i beri thirrje Kryeministrit Berisha dhe kreut te opozites Edi Rama te anulojne ose te shtyjne tubimet e lajmeruara per kete jave. Hetimi i shkaqeve qe cuan ne ngjarjen e se premtes eshte nje ceshtje thelbesore. Shpresoj qe Kryeministri Berisha dhe udheheqesi i opozites te marrin ne konsiderate anulimin e tubimeve ose shtyrjen e tyre - tha ambasadori Arvizu.