Krishlindje,Rama:Qofshin të gëzuara për të gjithë
KORÇE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka uruar nga Korça të gjithë besimtarët e krishterë dhe ortodoksë me rastin e Krishlindjes.
Mbarësi, fat dhe suksese ka qenë urimi i Ramës për të gjithë besimtarët.
Kreu socialist ka marrë pjesë në meshën e mbajtur në Kishën Ortodokse të Metropolisë së Shenjëtë të Korçës. Rama prej ditës së djeshme po qëndron ne Korçë sëbashku me familjen e tij, gruan Lindën dhe fëmijët Gregun dhe Rean.
Më herët Rama në shënimin e tij të rradhës në Tëitter shkruante Me Linden Rean Gregun per Krishtlindjet ne Korçen e zbukuruar nga debora dhe bashkia e qytetit. Qofshin te gezuara per te gjithe kudo jane!
Kurajo tha kreu socialist, për të gjitha ata që nuk e përballojnë dot jetesën, pasi sipas tij, me shpresë dhe kurajo gjithçka mund të arrihet.