E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rasti “Islami”, precedent negativ dhe i papranueshëm për standardet demokratike

25-12-2011 / Gazeta 55

Kreu i LSI: E mirëpresim Kastriot Islamin në LSI nëse ka vullnet për të aderuar

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga zëvendëskryetari i kësaj force politike, Edmond Haxhinasto zhvilloi dje një takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim (LGI) në qytetin e Elbasanit.
Duke i përcjell të pranishmeve urimet për festat e fund vitit, z. Meta ka vlerësuar angazhimin e LGI-së së Elbasanit si tepër të rëndësishme për forcimin e strukturave të LSI-së në Qarkun e Elbasanit. Më pas duke bërë një përmbledhje për arritjet e LSI-së për vitin 2011, z. Meta e ka vlerësuar këtë vit si tepër të rëndësishëm dhe pozitiv për LSI-në, ku z. Meta u shpreh se, “ky vit ishte tepër i suksesshëm për LSI-në, një vit ku ajo tregoi një rritje spektakolar ku arriti të merrte më shumë se 40 mijë vota në raport me zgjedhjet e fundit të 2009-ës, një vit ku LSI-ja fitoi për herë të parë Kryetarin e Qarkut të Beratit, një vit ku LSI-ja ka arritur shumë prej objektivave të saj dhe ka hedhur baza të sigurta për një të ardhme akoma më përfaqësuese dhe domethënëse për LSI-në dhe për të gjitha reformat që presin vendin në të ardhmen”.
Më pas Meta duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve ka dhënë një prononcim pas aktivitetit me Lëvizjen e Gruas për Integrim në Elbasan, ku ka komentuar aktualitetin politik si dhe zhvillimet kryesore politike brenda së majtës dhe së djathtës.
Ilir Meta e cilësoi si precedent negativ përjashtimin dhe çregjistrimin e deputetit Kastriot Islami nga radhët e Partisë Socialiste, duke e konsideruar këtë si standard jo –demokratik. Duke iu referuar një aderimi të mundshëm të deputetit pa parti, Islami, Meta tha se LSI mirëpret këdo që ka vullnet për tu anëtarësuar dhe përqafuar rregullat demokratike, ndër to edhe maksimalizimin e votave në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës

Si i vlerësoni zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, kemi parasysh zgjidhjen e dy funksionarëve të institucioneve të rëndësishëm në vend, sikurse është Kryetari i Lartë i Shtetit dhe Avokati i Popullit?
Mendoj se kemi disa zhvillime të rëndësishme dhe pozitive, sikurse është zgjidhja e Kryetarit të Lartë të Shtetit, në respekt të Kushtetutës, apo sikurse është dhe zgjidhja e Avokatit të Popullit dhe kjo në respekt të Kushtetutës dhe të konsensusit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës. Në këtë drejtim duhet të vazhdohet përpara për të plotësuar të gjitha detyrimet e tjera dhe të gjitha reformat që kërkon procesi i integrimit europian me qëllim përmbushjen e të gjithë rekomandimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat sa më parë. Natyrisht çështja themelore mbetet progresi në reformën zgjedhore dhe në mënyrë të veçantë është gjithë përfshirja që duhet të karakterizojë këtë reformë zgjedhore dhe standardet që ajo duhet të garantoj.

Në gjykimin tuaj si ish-Kryeministër i zgjedhur nga Partia Socialiste dhe si ish-drejtues i lartë i kësaj force politike , a keni një koment në lidhje me rastin “Islami”?
Rasti “Islami” është vërtetë një precedent jashtëzakonisht negativ dhe i pa pranueshëm për standardet demokratike për gjithë shoqërinë shqiptare aq më tepër që ka qenë një fenomen i panjohur dhe për vetë Partinë Socialiste në të kaluarën.  Për më tepër duke pasur në konsideratë të vetë Kastriot Islami që ka pasur që nga themelimi dhe transformimi i partisë që  përjashtoi, pra që nga Partia e Punës në Partinë Socialiste dhe njëkohësisht dhe në pozicionet e ndryshme që Kastriot Islami ka përfaqësuar këtë forcë politike por dhe profile i tij tepër i lartë intelektual dhe shkencor që ka qenë  një vlerë e shtuar e asaj partie.

A  është e gatshme LSI-ja të pranoj Kastriot Islamin në këtë forcë politike?
Aderimet në çdo forcë politike bazohen në  dëshirën dhe në vullnetin e çdo individi. Natyrisht që kjo nuk është pyetje e përshtatshme për mua por për Islamin. Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e cila pranon gjithkënd i cili është në harmoni të plotë me statutin e saj dhe me qëllimet e saj programore.

A keni një koment në lidhje me debatin e fundit për sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri?
Për sa i takon çështjes së Presidentit do të diskutohet në kohën e duhur pra mendoj se jemi tepër herrët për të folur për këtë çështje kështu që unë nuk dua të bëhem pjesë e spekulimeve por natyrisht ne do të punojmë si LSI për të qenë gjithnjë pjesë e zgjidhjes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›