Krishtlindje atmosfere festive ne vend

Besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Jezu Krishtit në çdo kishë në mbarë vendin. Urimet për një ditë të tillë janë të shumta, ku nuk mungojnë dhe ato të përfaqësuesve politikë. Ndërkohë që në mesditë erdhi dhe urimi në shqip i Papa Benediktit të XVI.
Urimi i Papës
Papa Benedikti i 16 u ka uruar besimtarëve katolike në mbarë botën festën e Krishtlindjes. Papa ka dhënë sot mesazhin e urimeve në 65 gjuhë të ootës, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe. “Për shumë vjet Krishtlindjen!”.
Në meshën e njohur si ‘Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin “Shën Pjetër në Vatikan”, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen dhe humanizmin.
Mesazhet e politikës
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përcolli urimin e saj nga Kisha Ortodokse, duke theksuar se “Krishtlindja është një ditë që inspiron për të bërë të mundur atë që u është dukur e pamundur”. Gjithashtu duke iu referuar festave të fundvitit, kryeparlamentarja Topalli theksoi se “janë festa të mbushura me gëzim dhe uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë, Gëzuar!”.
Ndërkohë mesazhe urimi erdhën dhe nga kreu i shtetit, Bamir Topi.
Gjithashtu, në kremtimet e Krishtlindjeve nuk munguan dhe përfaqësue stë trupit diplomatik të akredituar në Tiranën zyrtare, si ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth.
Gjithashtu nuk kanë munguar dhe urimet e deputetëve të nga të dy kampet. Një mesazh të shkurtër urimi u dha dhe nga ish-kryesocialisti, Fatos Nano.
Atmosfera në rrethe
Shkodër
Mesha solemne në vigjilje të Krishtlindjeve u mbajt në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër. Meshen e celebroi ipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Masafra. Besimtarët uruan njeri tjetrin për më shumë mbarësi në familjet e tyre dhe më shumë vëmendje për njerëzit në nevojë.
Elbasan
Në një atmosferë tepër të veçantë janë festuar natën e kaluar Krishtlindjet në qarkun e Elbasanit. Me rastin e festës, priftërinjtë organizuan mesha në të gjitha kishat. Por mjaft emocionuese ka qenë atmosfera në kishën “Shën Piu 10”, kisha më e madhe katolike në Elbasan. Në mesnatë në këtë kishë u organizua mesha e madhe me pjesmarrjen e rreth 500 besimtarëve, tej kapacitetit të sajb dhe qindra të tjerë prisnin jashtë. Pas meshës besimtarët kanë ndezur qirinj e kanë uruar njëri-tjetrin për lindjen e Krishtit. Festa ka vazhdua deri në orët e mëngjesit në rrugë, lokale, e pranë familjeve.
Durrës
Qindra besimtarë ortodoksë nga mbarë Durrësi kanë kremtuar në Kishën Ortodokse të qytetit Krishtlindjen. Festimet kanë nisur që në mesnatë, ku është kremtuar lindja e Krishtit, për të vijuar besimtaret e krishterë u lutën dhe u falën në katedralen e “Shën Palit”. Me rastin e Krishtlindjes qytetarët shkëmbyen mesazhe paqeje në emër të kësaj dite duke zhvilluar dhe lutjen e tyre.
Korçë
Besimtarët ortodokse të qytetit të Korçës kanë kremtuar lindjen e Krishtit. Qindra besimtarë të qytetit kanë ndjekur meshëen tradicionale nëe katedralen “Ngjallja e Krishtit”, e cila u drejtua nga metropoliti i Korçës. Ai përcolli për besimtarët e rajonit të Korçës urimin për më shumë harmoni dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.