Vrasja e emigrantit ne Durres

Polica e Durrësit ka dhënë disa detaje lidhur me vrasjen e 34 vjeçarit Fatbardh Hysa, i cili kishte vetëm dy ditë që kishte mbërritur pranë familjarëve për të kaluar festat e fundvitit.
Viktima Fatbardh Hysa dyshohet të jetë vrarë për larje hesapesh për shkak të konflikteve të hapura që ky i fundit mendohet të ketë pasur.
Këto detaje janë zbardhur pas dëshmisë së marrë nga të afërmit e viktimës, të cilët kanë dëshmuar për hetuesit e çështjes lidhur me jetën dhe aktivitet e 34 vjeçarit.
Sipas familjarëve, telefonata e ardhur në celularin e të afërmit të tyre, vetëm katër orë pas ardhjes së tij në Shqipëri, e shqetesoi, duke e detyruar të largohej nga banesa pa dhënë shumë detaje.
Moskthimi i tij në banesë, ka bërë që familjarët ta shpallin të humbur të afërmin e tyre, vetëm një ditë pas zhdukjes dhe pikërisht mëngjesin e së premtes, duke depozituar dhe denoncimin përkatës pranë Komisariatit të Policisë së Durrësit.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe indetifikimin e autorit, ndërsa vendi në të cilën ka ndodhur ngjarja është bllokuar me qëllim mbledhjen e të gjitha provave të mundshme materiale.
Informacione zyrtare nga policia e Durrësit sqarojnë në vendin e ngjarjes se janë mbledhur prova të shumta materiale, të cilat janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore të Durrësit, me qellim gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve në to dhe krahasimin e të dhënave të nxjerra me personat skeduar nga policia, si të dyshuar të ngjarjes.
Ekspertët e kriminalistikës thanë se plaga në kurriz është shkaktuar vetëm nga një goditje me armë të ftohtë e cila mendohet të jetë thikë, goditje kjo që ka qenë vdekjeprurëse për 34-vjeçarin, ndërsa vrasja e tij mendohet të jetë kryer rreth 48 orë para gjetjes së tij.
Referuar nga të dhenat paraprake në vendngjarjes mendohet që në vrasjen e 34 vjeçarit kanë marë pjesë më shumë se dy persona dhe se vendi i ekzekutimit është pikërisht, banesa ku është gjetur trupi i pajetë.
Pista kryesore mbi të cilën po heton policia është ajo për larje hesapesh për shkak të konflikteve, duke mos përjashtur edhe pista të tjera që kanë të bëjnë me jetën e 34 vjeçarit në vendin e tij të punës në Greqi apo edhe për konflikte të tjera familjare.
Nga ana e policisë nuk jepen detaje mbi pistat e ngritura për shkak të hetimeve, të cilat do të çojnë në indentifikimin e autorëve.
Sipas burimeve zyrtare policore 34vjeçari Fatbardh Hysa, babai i dy fëmijeve ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në Shqipëri mëngjesin e datës 22 dhjetor, ditë në të cilën është ekzekutuar.