E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, kremtohet Krishtlindja, mesazhe tolerance

PRISHTINË - Festimet për Krishtlindjen kanë nisur mbrëmjen e djeshme në gjithë Kosovën. Në kishat katolike besimtarët dhe qytetarë të besimeve të tjera, me mesazhet e besimit e tolerancës ndërfetare, kanë kremtuar lindjen e Krishtit.

“Asnjëherë nuk duhet zvogëluar angazhimi yne për të jetuar në paqe me të gjithë njerëzit vullnetmirë, për të respektuar rendin shoqëror dhe për të zbatuar ligjet e shtetit tonë, sidomos për të kultivuar dashurinë dhe tolerancën ndërfetare”, theksoi ipeshkëvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në meshën për natën e bekuar të lindjes së Jezu Krishtit në katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku ishte edhe Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

Presidentja, në urimin e saj drejtuar Ipeshkëvit Gjergji, ka theksuar se “Kisha katolike ka luajtur gjithmonë një rol të madh në popull në parimin për Fe e Atdhe, duke i qenë pranë njerëzve dhe duke pasur besim e përkushtim në lirinë, në pavarësinë dhe në përparimin e popullit dhe atdheut tonë”.

Në Festën e Krishtlindjes Imzot Gjergji ka pritur mbrëmë në rezidencën Ipeshkvore në Prishtinë shumë personalitete vendore e të pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe ka përcjellë mesazhin për dashuri dhe respekt mes njerëzve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›