Berisha: Shqiperia shtet, i detyrohet Mbretit Zog Eva Gjura
Ne bulevardin “Zogu I”, eshte inauguruar dje shtatorja e Mbretit Ahmet Zogu I-re. Ne kete ceremoni ka marre pjese kryeministri Berisha, i cili sebashku me Princin Leka i II-te, kane zbuluar shtatoren, e cila eshte realizuar nga skulptori Kreshnik Xhiku. Ne fjalen e mbajtur me kete rast, kryeministri Berisha, u shpreh se Shqiperia nderon mbretin e pare te Shqiptareve. “Ne vendosim ketu ne kete bulevard shtatoren e ketij burri, qe beri me shume se kushdo tjeter, per t’i dhene kombit Tiranen si kryeqytet. Me emrin e tij jane te lidhura ne menyre te pazgjidhshme, zgjedhjet e para pluraliste ne Shqiperi. Me emrin e Ahmet Zogut, jane te lidhura perpjekjet titanike te shqiptareve per shtet ligjor, rend dhe siguri”, u shpreh kryeministri Berisha. Duke iu dhene pergjigje ne menyre indirekte edhe zerave kritike ndaj figures se Zogut, Berisha u shpreh se, “ne histori nuk gjenden dhe nuk ka kurre figura, qe te kene dale jashte teorise se gabimeve, por ata qe i thone Shqiperise – Shqiperi, i detyrojne ketij burri te madh shtetin, qe iu mungonte qe nga koha e Skenderbeut, shtetin qe beri gjithcka per te zhvilluar vokacionin perendimor te kombit shqiptar, shtetin qe beri gjithcka per te zhvilluar nje prej vendeve, asokohe, me te prapambetura te planetit”. Duke vleresuar lart figuren e Mbretit Ahmet Zogu, kryeministri Berisha theksoi se, ne nderojme sot njerin nga bijte, njerin nga personalitetet me te rralla, me te shquara te te gjithe historise sone kombetare te te gjitha koherave. Ahmet Zogu, ne vitet me te hershme te rinise se tij, e deri sa mbylli syte, qendroi i palekundur ne anen e kombit shqiptar, vendit te tij te dashur, miqve te tij te medhenj”. Me tej ai ka nenvizuar faktin se, pas shpalljes se pavaresise, ky pasardhes i njeres prej familjeve me te shquara shqiptare, ne vitet me te veshtira te vendit, do te qendronte i palekundur ne konsolidimin e pavaresise, ne mbeshtetje te Ismail Qemalit, ne mbeshtetje te Princ Vidit, ne mbeshtetje te ndertimit te shtetit te shqiptareve. Per kryeministrin historia do te jete ajo, qe do te tregoje qartesisht rolin dhe kontributin e Ahmet Zogut, ne mbrojtjen dhe shpetimin e Shqiperise. “Ne nje kohe kur ne Versaje dhe tryeza te tjera diplomatike, po pergatitej copetimi dhe shuarja perfundimtare e shqiptareve nga harta politike e Evropes, Ahmet Zogu se bashku me nje grup burrash te shquar te kombit do te organizonin Kongresin e Lushnjes, do te themelonin qeverine, e cila u tha jo te gjitha traktateve copetuese mbi Shqiperine. Ne detyren e ministrit te Brendshem, ne nje vend pothuajse teresisht te pushtuar, do te vendoste me dore te hekurt, me guxim luani integritetin territorial, sovranitetin e vendit. Qeveria e Lushnjes, ishte pa diskutim dhe eshte nje nga mrekullite e medha te shqiptareve, ne tere historine e tyre”, tha Berisha.
Kontributi i mbretit Zog per Shqiperine
Per kreun e qeverise, me emrin e Ahmet Zogut jane te lidhura respektimi i madh i lirise se besimeve fetare, jane te lidhura respektimi i madh i prones, i levizjes se lire, vazhdimit te lire. Me emrin e Ahmet Zogut, jane te lidhura konsolidimi i institucioneve te shtetit shqiptar, njohja e Shqiperise si shtet i pavarur ne mbare boten. Me emrin e tij jane te lidhura ndertimi i mijera e mijera kilometrave rruge e ura, qindra e qindra shkollave, qendrave shendetesore, spitaleve ne mbare vendin. Mbreteria shqiptare, do te ishte viktima e pare ne Evrope e agresionit nazifashist.
Konstatimi i Kryeministrit: Monumentet e 100 vjetorit, nder me te bukurat
Monumentet kushtuar direkt 100 vjetorit te pavaresise, jane nder me te bukurat dhe sa here, qe une personalisht i veshtroj ato, aq me shume i pelqej. Ky ka qene vleresimi, qe kryeministri Berisha, ka bere dje ne mbledhjen e Komitetit Shteteror, per monumentet e pavaresise, qe jane inauguruar gjate muajit nentor. Me tej ai ka theksuar se, “per ne nuk eshte e veshtire te pelqejme Shqiponjen, se jemi rritur me kultin e saj, por shume e goditur, shume terheqese, shume e bukur dhe domethenese eshte edhe monumenti i pavaresise, veper e dy te rinjve, njeri shqiptar dhe tjetri gjerman. Sa here qe ndalesh para tij dhe e shikon, te vjen ne mendje vetem nje gje, gjerat me te mira vijne nga te rinjte. Nuk duhet te na mbetet hatri ne te tjereve. Ne duhet t’i duartrokasim, ti pershendesim, te gezohemi”. Per kryeministrin keto monumente te vena sa ne Tirane dhe ne Vlore bashke me spektaklin madheshtor te organizuar, i dhane shkelqimin 100 vjetorit te pavaresise.