E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD nuk ankohet, mandatet e deputeteve ndarja si ne 2009 Rozeta Rapushi

Nuk ndryshon shperndarja e mandateve te deputeteve ne 12 qarqet e vendit, per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partia Demokratike nuk ankimoi ne Kolegjin Zgjedhor, vendimin e marre nga Komisioni Qendror te Zgjedhjeve i cili nuk lejoi ndryshimin e shperndarjes se mandateve ne vend. Ndryshime, qe conin ne shtate numrin e mandateve te deputeteve ne Berat nga tete, qe eshte aktualisht dhe ne kater ate ne Kukes. Burime nga selia blu, pohuan dje per gazeten “Koha Jone” se nuk ankimuan vendimin e KQZ-se ne Kolegjin Zgjedhor, ndonese dje ishte dita e fundit e afatit per te bere nje ankim te tille. Per rrjedhoje ne fuqi mbetet skema e vjeter e ndarjes se mandateve te deputeteve ne vend, e perfaqesimit te deputeteve ne cdo qark. Pak kohe nga skadimi i afatit te ankimimit, perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ, Genci Gjoncaj, tha se Kolegji Zgjedhor nuk ka tager te jape zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. “Kolegji Zgjedhor maksimalisht mund te orientoje dhe njehere ceshtjen prane KQZ, por nuk mund te shprehet per permbajtjen. Do te jete KQZ-ja qe nepermjet transparences, pergjigjes ndaj kerkeses se dy anetareve do te realizoje dhe vendimin perfundimtar, ate te ndarjes se mandateve per t’ia kaluar me tej Kuvendit”, - u shpreh Gjoncaj. Madje ne pritje te ankeses ose jo te demokrateve, Gjoncaj tha se edhe nese Kolegji e rikthen vendimmarrjen ne KQZ, kjo e fundit duhet te perballet serish me votat kunder te anetareve te majte, te cilet do te mbajne kete qendrim nese nuk behet transparence per rritjen e popullsise ne qarkun e Kukesit. “Ky eshte nje akt qe kerkon pese vota, dhe kur flitet per pese vota, flitet per konsensus te gjere. Do te thote qe te gjithe anetaret duhet te jene dakord per aktin qe ata provojne. Sjellja ne menyre bipartizane, pra, te tifozerise se ruajtjes se mendimit, apo gjykimit te forces politike qe ka propozuar dhe ketu i referohem anetareve te propozuar nga PD, nuk eshte ne sherbim te procesit”, - theksoi Gjoncaj. Kuvendi perbehet nga 140 deputete, por sipas te dhenave te reja, Ministria e Brendshme propozoi me ane te te dhenave, rishperndarjen e mandateve ne disa qarqe per shkak te ndryshimeve te popullsise. Cka nuk u pranua nga Partia Socialiste dhe perfaqesuesit e saj ne KQZ. Madje socialistet kerkuan verifikim te te dhenave te ardhura nga Ministria e Brendshme, ne nje Komision te Posacem Hetimor parlamentar, por nje kerkese e tille nuk u pranua me vote ne Kuvend. Me mos ankimimin nga ana e Partise Demokratike, asgje nuk pritet te ndryshoje ne ndarjen e mandateve te deputeteve. Skema do te jete e njejte me ate te vitit 2009.

Ndarja e mandateve

per zgjedhjet 2009

Berat 8 mandate

Diber 6 mandate

Durres 13 mandate

Elbasan 14 mandate

Fier 16 mandate

Gjirokaster 5 mandate

Korce 12 mandate

Kukes 4 mandate

Lezhe 7 mandate

Shkoder 11 mandate

Tirane 32 mandate

Vlore 12 mandate

KODI ZGJEDHOR

Neni 76

Procedura dhe periudha e percaktimit te mandateve

1. Si rregull, 4 muaj para dates se fillimit te periudhes zgjedhore, qe i paraprin fundit te mandatit te Kuvendit, Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile me kerkese te KQZ-se, dergon numrin e pergjithshem te shtetasve, si dhe numrin e shtetasve per cdo qark, bazuar ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile.

2. Jo me vone se 15 dite nga marrja e te dhenave, KQZ-ja kryen llogaritjen per caktimin e mandateve per cdo zone zgjedhore, sipas kritereve dhe procedurave te percaktuara ne nenin 75 te ketij Kodi dhe ia dergon menjehere Kuvendit. Kuvendi, me procedure te pershpejtuar, miraton me vendim ndarjen e mandateve.

3. Ne cdo rast numri i mandateve per cdo zone zgjedhore, miratohet jo me vone se 6 muaj perpara fundit te mandatit te Kuvendit. Numri i mandateve per cdo zone zgjedhore, nuk rishikohet ne rast te zgjedhjeve te parakohshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›