Flota Shqiptare behet 85 vjec
shte zhvilluar ne Tirane 85 vjetori i Forcave Detare Shqiptare. Pas shume vitesh ne kete dite eshte merituar nje Medalje per merita te vecanta dhene nga Presidenti
Shperblimi Ata mbeten si dikur te fundit ne pretendime dhe te paret ne sakrifica...
Nderkohe qe nje pjese e ushtarakeve proteston per pensionet ne nje kend tjeter edhe festohet. shte perkujtuar keto dite ne Qendren Kulturore te Ushtrise 85-vjetori i Forcave Detare Shqiptare. Forcat Detare i kane mbledhur me te miret e tyre ne diten e shenuar. Ja kush eshte Flota. Nuk vdes kurre. Jeta ne det te afron te ben te guximshem e te ndihesh me i solidarizuar - thote koloneli ne pension Kristaq ito. Ne kete pervjetor Forcat Detare moren nga Presidenti i Republikes Bamir Topi Medaljen per merita te vecanta ne ruajtjen e sigurise ne interes te vendit. Po ashtu nga
Presidenti u nderua edhe komandanti i Forcave Detare kunderadmiral Kudret ela.
Pershendeti edhe ish-komandanti i FD Ndue Jaku me fjalet Jemi te gatshem te kontribuojme per brezat e rinj nese do te duhet ndihma jone.
Edhe pse pensioni qe ai merr pavaresisht se nje shkencetar i flotes sic e quajne shoket qe e duan dhe e njohin eshte turperues.
Nuk lipseshin shume fjale ankuese ne nje dite feste por te pakten dy fjale mund te ishin
thene. Nuk u degjua askund qe standardet e sotme te NATO dhe BE kerkojne trajtimin e cdo individi ndryshe. Sepse nese nuk respektohet e djeshmja eshte fyer dhe e sotshmja. Qe ata ushtarake qe po protestojne per pensionet shpresojme dhe do te
perpiqemi ta marrin ate qe iu takon. Qe ligji per nenujesit apo pilotet mos perfshije vetem te gjallet por edhe familjet e atyre qe nuk jetojne me e kjo sipas standardeve europiane. Por si perhere ushtaraket tane jane te fundit ne pretendime dhe
te paret ne sakrifica. E dikush tjeter duhet te dije se si te jape per ta...
85 vite mes dallgeve titullohej dokumentari filmik permbylles.
Kunderadmiral Kudret ela eshte drejtuesi aktual i Komandes se Forcave Detare dhe komandant i saj edhe ne periudha te tjera kohore te pas viteve 90-te. E kemi pyetur z. ela se cfare ndodhi me Floten tone pas kaosit te 97-es. Ai pergjigjet Kudret ela Pas shkaterrimeve te 97-es u desh te punohej per ringritjen e FD me ndihmen e
vendeve te NATO-s si SHBA Itali Turqi Holande Greqi Gjermani France Angli etj. Ne mars te 1998-es me ndihmen e qeverise se SHBA-ve FD iu dhane 5 motovedeta ne vitin 2002 nga qeveria italiane edhe gjashte te tjera te cilat pas miratimit te ligjit per Rojen Bregdetare u bene protagoniste te operacioneve antitrafik ne bashkepunim me
Ministrine e Rendit e per te cilat detaret tane kane marre vleresime dhe mirenjohje nga opinioni publik dhe shteti shqiptar. Me pas ne kohe anije te vendeve te NATO-s kane vizituar portet tona nepermjet te cilave eshte forcuar bashkepunimi dhe mirekuptimi vecanerisht me Floten e 6-te ne Mesdhe dhe komponentin detar te NATO-s ne
Napoli ku ne zbatim te Memorandumit te Mirekuptimit Taktik kemi disa marreveshje te
rendesishme si ne kuader te operacionit Aktiv Indever ashtu dhe per trajnimin e personelit.
Kemi zhvilluar disa stervitje te rendesishme me flotat partnere dhe forcat tokesore dhe ajrore. Sipas te dhenave gjithe anijet ushtarake shqiptare qe trasheguam nga kinezet dhe ruset pervec nendeteseve qe dihet qe jane jashte funksionimit skadojne ne 2013-en. Sa anije kemi funksionale aktualisht dhe cili do te jete fati i metejshem i Flotes
Kudret ela Perpara viteve 90 kemi pasur 97 anije gjithsej por te gjitha tani nuk vlejne me sic thate edhe ju dhe po shiten per skrap. Ne 2007-en u nenshkruan marreveshje me palen holandeze konkretisht kantierin Damen Shipyard per pajisjen e FD me 4 anije patrulluese dhe ne 2008 erdhi anija e pare e quajtur Iliria ndersa tre anijet e tjera po ndertohen ne kantierin e Pashalimanit. Anija Oriku pritet te leshohet ne uje ne vitin e ardhshem dhe deri ne 2013 mbarojne edhe anijet Lissus dhe Butrinti.
Pikerisht ne 2 shtator 2010 ne portin e Durresit u zhvillua ceremonia e marrjes ne dorezim te tre anijeve patrulluese Arkanxhell dhurate e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve. Keto anije jane ne gjendje te zhvillojne operacione kunder grupeve terroriste trafikanteve apo kontrabandisteve te mundshem te mbrojne pasurite ujore dhe
nenujore te kryejne operacione humanitare sic beme keto dite ne Shkoder etj. Nga anijet e reja qe na kane dhuruar duke futur dhe motovedetat e keshtu kemi 17 anije moderne qe perdorim per te ruajtur ujerat tona.
A mjaftojne keto
Kudret ela Normal qe nevojiten te tjera. Por jemi ne shtim e siper. Ne 2011-en na shtohet edhe nje anije e re dhe ne 2013-en na shtohen edhe 2 anije te reja qe po ndertohen ne Pashaliman me specialiste te huaj dhe shqiptare te trajnuar per kete prodhim. Vlera e financimit per keto anije kap nje shume totale prej afro 31
milione eurosh 61 te dhena nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjeter eshte financuar nga qeveria holandeze. Sfida jone eshte transformimi dhe modernizimi i vazhdueshem i Flotes Detare. Nderkohe ne paktin e shumeperfolur per ujerat territoriale Forcat Detare ne teresi dhe ju vete cfare qendrimi patet
Kudret ela Nuk kam qene une komandant
ne ate kohe dhe ka qene vendim individesh dhe jo
i Forcave Detare.
HISTORI
Nga anijet Liburne ne pragun e NATO-s
Te paret qe zhvilluan ne brigjet e Jonit dhe Adriatikut Floten Detare qene iliret me anijet
e tyre Liburne dhe Lembe. Me krijimin e Ushtrise Ilire u mberrit ne 200 anije qe
mbanin deri ne 50 veta. Ato ishin te lehta te forta te shpejta te manovrueshme dhe
perballonin me sukses dallget apo perplasjet me anijet kundershtare. Polibi shkruan
Gjate perleshjeve ne det iliret dukej se nuk e perfillnin rrezikun dhe per me teper
sulmonin atje ku rreziku ishte me i madh.
Kjo praktike luftimi u ndoq edhe ne mesjete ne shtetin e Skenderbeut dhe ne fundshekullin e XIX-te me pashalleqet e Janines dhe Shkodres ku shquheshin ulqinaket dhe himarjotet. Me shpalljen e Pavaresise u bene perpjekjet e para per organizimin e Forcave Detare Shqiptare nga qeveria e Ismail Qemalit por Lufta e I Boterore e nderpreu kete angazhim. Data 25 dhjetor 1925 data zyrtare e themelimit te Forcave Detare Shqiptare eshte cilesuar e tille sepse u blene ne Itali dhe erdhen ne Shqiperi dy anije 190-toneshe te cilat u emertuan me emrat domethenes Shqiperia dhe Skenderbeg. Ato u perdoren ne interes te luftes kunder kontrabandes se mallrave ne brigjet shqiptare.
Pushtimi fashist e nderpreu kete zhvillim por arkivohet qe kapteri i Marines Mbreterore
Mujo Ulqinaku dha jeten gjate rezistences antifashiste. Lufta e Dyte Boterore e
shkaterroi krejtesisht Floten Detare e cila ringrihet ne prill te 1945-es ne Kantierin
Detar te Durresit me riparimin e varkave ekzistuese nxjerrjen e anijeve te mbytura
gjate luftes dhe pergatitjen per qellime ushtarake. Ne 15 gusht u be perurimi i hedhjes
ne uje te dy motoskafeve trofe MS-10 dhe MS-12. Keto u armatosen me mitraloz te
lehte dhe nisen patrullimin per ruajtjen e ujerave bregdetare ne Vlore dhe Sarande. Ne
vitin 1954 u krijua Skuadrilja e Katerave Silurues ne Sazan. Ne 1958 nis aktivitetin
Njesia e Nendeteseve me kater nendeteset e saj te pazakonta per nje vend si Shqiperia
qe shenuan kulmin e zhvillimit dhe ne 1960 krijohet Shkolla e Marines e cila ka luajtur rol
te madh ne pergatitjen dhe furnizimin me specialiste. Vitet 80-90 jane vite te mbijeteses
nga pikepamja teknike e ruajtjes se mjeteve ujore dhe nenujore. Derisa vjen koha e
hapjes dhe perballjes me zhvillimet e teknologjise detare boterore me te tjera sfida.