E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet ne Betlehem. Rikthehen turistet

Magjia e Krishtlindjeve ka zbritur në Betlehem ku kanë filluar të mberrijnë me mijëra pelegrinë. Qindra forca  të sigurisë janë tashmë në pozicion brenda dhe jashtë qytetit të shenjtë ndërsa ulja e nivelit të dhunës në rajon ka kthyer sërish turistët e krishterë. Sipas ministrisë së turizmit të autoritetit palestinëz numri i pelegrinëve këtë fundviti pritet të arrijë në 90 mijë.

Hotelet në vendin ku sipas besimit të krishterë ka lindur Jezusi, në bregun Perëndimor, janë të gjitha të rezervuara.
Në mbrëmje fillojnë zyrtarisht festimet tradicionale me mbërritjen e procesionit të patriarkut latin Fouad Tval. Procesioni tradicionalisht ecën nga Jeruzalemi deri në Kishën e Lindjes në Betlehem.

Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve Tval i bëri thirrje Evropës të angazhohet më shumë në procesin e paqes në Lindjen e Meme. Në kishën e lindjes Tval mban meshën e mesnatës.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›