E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali Santa arreston mafiozin

Jo të gjithë babagjyshët e Vitit të Ri të sjellin dhurata. Ka nga ata që të venë prangat. Në qytetin sicilian të Katanjës një karabinier i veshur si babagjysh arrestoi një anëtar të mafias ndërsa mblidhte të hollat që shërbenin si garanci për mbrojtje në një dyqan.

Kamerat e fshehta të përdorura nga policia gjatë operacionit tregon të dyshuarin që hyn dhe shitësin e dyqanit që tërheq paret nga kasa. Ndërsa bën të largohet Babagjyshi- polic i hedh prangat të dyshuarit. Sipas informacioneve të policisë pronari i dyqanit për  10 vjet i ka paguar familjes mafioze Santapaola 260 euro cdo muaj.

I arrestuari  kishte me vete rreth 500  euro, një tortë krishtlindjesh dhe statuja qeramike që besohet se janë zhvatutr nga të tjera dyqane të zones.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›