E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet ortodokse ne Prizren - te parat qe festohen ne Kishen e Shen Gjergjit nga viti 1999

Ne prezencen e qindra besimtareve ortodokse nga mbare Kosova ne Kishen e Shen Gjergjit ne Prizren per here te pare qe nga viti 1999 eshte mbajtur te premten liturgjia kryesore e Krishtlindjeve Ortodokse. Liturgjise se udhehequr nga peshkopi i ri i Rashkes dhe Prizrenit Teodosije iu bashkangjit edhe nenkryetari i qeverise se Serbise Bozhidar Gjeliq.

Peshkopi i Rashkes dhe i Prizrenit Teodosie ka shprehur kenaqesine per kremtimin e Krishtlindjeve ne Kishen e Shen Gjergjit ne Prizren qe nga paslufta per shkak te qendrimit te njohur radikal te peshkopit Artemije tashme i shkarkuar nga Kisha Ortodokse Serbe. Dhente Zoti qe ky fillim i mire ne kete Krishtlindje Ortodokse te jete fare e cila do te sjell fruta te embla tha peshkopi Teodosije.

Ne liturgjine kishtare ne Prizren ishte prezent edhe nenkryetari i qeverise se Serbise Bozhidar Gjeliq. Ne deklaraten e tij me nota politike Gjeliq tha se politika e Serbise ndaj Kosoves nuk ndryshon dhe Serbia kurre nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves. Njekohesisht Serbia e di shume mire se ne duhet te gjejme zgjidhje per Kosoven qe te mund te hyjme ne BE. E njejta vlen edhe per Prishtinen sepse Kosova asnjehere nuk do tmund te hyje ne BE pa e gjetur nje forme kompromisi tha Gjeliq. Peshkopi i Rashkes dhe Prizrenit Teodosije me rastin e Krishtlindjeve ortodokse u beri thirrje serbeve te shperngulur qe te kthehen serish ne vatrat e veta.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›