Gjermania mbyll fermat prej ndotjes
Ministria e Bujqësisë në Gjermani ka konfirmuar mbylljen e gati pesëmijë fermave në mbarë vendin pas shqetësimeve për ndotjen nga dioksina. Ky numër është pesë herë më i madh, sesa ishte menduar. Dioksina e gjetur tek vezët është nënprodukt i biokarburnateve që duhet të përdorej për prodhimin e letrës e jo të ushqimit për pulat. Derisa fermat të pastrohen nga gjurmët e dioksinës, ato nuk do të lejohet të nxjerrin produkte. Qeveria tha se mbyllja ishte një masë parandaluese. Ditën e mërkurë u zbulua se disa ushqime që përdoren për derra dhe pula ishin ndotur në momentin e prodhimit të tyre. Burimi i ndotjes është identifikuar një uzinë një veri të Gjermanisë. Fillimisht paniku ishte vetëm brenda këtij shteti, por me tej u zbulua se një sasi vezësh ishin eksportuar në Holandë e Britani. Autoritetet thonë se dioksina e zbuluar tek vezët është në sasi shumë të vogla dhe nuk është e mjaftueshme për të qenë e rrezikshme. Ndërkohë, mediat ne vend njoftojnë se gjurmët e dioksines ishin zbuluar qe ne marsin e vitit te kaluar, por autoritetet e kishin nënvleftësuar një fakt te tille, duke e cilësuar nivelin e lendes kimike si te parrezikshëm.
Shpërndaje