Irani Gati te prodhojme lenden djegese

Irani është në gjëndje të prodhojë vetëm sasitë e duhura të lëndës djegëse për të ushqyer reaktorët e programit bërthamor.
Deklarata është bërë nga ministri për Energjinë Bërthamore, Ali Akbar Salehi, gjithashtu ministër i përkohshëm i Punëve të Jashtme.
Perëndimi kërkon që Tëherani të mos zotërrojë teknologjinë e duhur për prodhimin e lëndës së parë djegëse.
Por megjithatë, Salehi ka konfirmuar se një njësi e posacme për të prodhuar lëndën në fjalë është ngritur në impiantin bërthamor të Isfahanit.
Tëherani pretendon se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe për këtë ka ftuar vendet e BE, plus Kinën dhe Rusinë që t’i vizitojnë impiantet e tij.
Por, në emër të BE-së, baronesha Catherine Ashton refuzoi dje ftesën në fjalë duke deklaruar se kontrolli i impianteve është një detyrë që i takon vetëm ANEA-së.