E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi ekstradohet mbreteresha e droges

Kolumbia ka ekstraduar një grua të njohur si Mbretëresha e Amfetaminës në Shtetet e Bashkuara, ku ajo do të akuzohet për trafik droge.

Beatriz Elena Henao ndodhej në listën e 10 grave më të kërkuara të Interpol. Ajo akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha amfetamine drejt Amerikës, Spanjës dhe Holandës.

Policia thotë se njohuritë e saj në anglisht, gjermanisht, spanjisht dhe gjuhën holandeze bënin më të lehtë për të shitjen e drogës jashtë Kolumbisë.

45-vjecarja, e diplomuar për shkenca politike, akuzohet se ka qenë përfaqësuesja kryesore e një karteli droge të drejtuar nga Javier Antonio dhe Luis Enrique Calle Serna, të njohur ndryshe si vëllezërit Comba.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›