"Kristal" nderon Watson me "Honoris Causa"

Universiteti "Kristal" nderon lordin Alan Watson duke i dhënë titullin "Honoris Causa". Në një ceremoni të veçantë , në ambientet e univeristetit "kristal", pas një vizite të veçantë në departamentet e këtij universiteti, Lordi Anglez Alan Watson u nderua nga drejtues të këtij universiteti me titullin "Honoris Causa" me motivacion për kontributin në edukim dhe në marrëdhëniet Shqipëri - Angli. Më parë ai pati një takim të veçantë me Presidentin e kompanisë "Kristal" , zotin Ahmet Muçaj , ku shprehu mbështetjen e tij për proceset integruese të Shqipërisë , por dhe deshirën per bashkëpunime me këtë institucion arsimor.
Alan Watson është anëtar i Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe , është numri dy i universitetit të Cambridge. Ka punuar një kohë të gjatë në BBC, si gazetar dhe drejtues emisionesh , ka qenë përgjegjës për media në Komisionin Europian , por dhe ka qenë një faktor i rëndësishëm i anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Europian.