E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI kthehet në Kuvend

Në Maqedoni, BDI partia shqiptare pjesë e maxhorancës do t'i rikthehet punës së parlamentit.

Kryetari i Grupit Parlamentar Tahir Hani tha se ky veprim vjen pas koordinimeve që kanë pasur me VMRO DPMNE-në, me të cilën përbëjnë maxhorancën:

"Pasi arritëm kompromisin dhe marrëveshjen që në ligjin për denacionalizim të intervenohet në përputhje me kërkesat e BDI-së, tanine do të marrim pjesë në mënyrë normale në kuvend," tha Tahir Hani i BDI-së.

Shkak i largimit të BDI-së nga parlamenti ishte ndryshimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili sipas BDI-së do të ishte në dëm të qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›