E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Kosova e gatshme të marrë përgjegjësitë

09-09-2012 / Gazeta 55

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka deklaruar se akti i përmbylljes së pavarësisë është padyshim një moment i rëndësishëm dhe historik për vendin.

“Kjo është një e arritur e qytetareve, e institucioneve të Kosovës dhe e faktorit ndërkombëtarë, që vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën në rrugën e shtet-ndërtimit”, ka theksuar presidentja Jahjaga, një ditë para se të mbahet ceremonia zyrtare e organizuar nga institucionet e Kosovës me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.
 

Presidentja Jahjaga ka theksuar se Kosova është e gatshme ti marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të vazhduar me fuqizimin e shtetit, demokracisë dhe zhvillimet e përgjithshme.
 

Duke komentuar raportet e Kosovës me fqinj, veçmas me Serbinë, presidentja ka nënvizuar se Kosova nuk duhet t`i druhet dialogut me Serbinë për të avancuar raportet në rrugën evropiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›