Kristaq Skrami: Anëtarësimi thyen barrierat dhe kufijtë artistik

Teatri Kombëtar pranohet zyrtarisht si anëtar i Unionit të Teatrit Europian
Teatri Kombëtar, institucioni më i rëndësishëm teatror në vendin tonë me një histori 64- vjeçare, është pranuar zyrtarisht si anëtar i Unionit të Teatrit Europian Konvencional (ETC), një organizëm aktiv i themeluar në vitin 1988, që numëron 40 teatro kombëtare në 22 shtete të Europës. Asambleja e përgjithshme, e cila u mblodh ne Dresden të Gjermanisë, në datë 23 maj, votoi unanimisht pranimin e Shqipërisë, akt i cili u nënshkrua nga presidenti i unionit Jean-claude Berutti dhe drejtori i TK, Kristaq Skrami. Sipas drejtorit Skrami, anëtarësimi i Teatrit Kombëtar në këtë organizëm të rëndësishëm europian është fryt i punës së këtij institucioni artistik në Shqipëri, nga themelimi i tij në vitin 1945. Kjo ngjarje, u shtoi ai i përket të gjithë teatrit shqiptar dhe jo vetëm atij kombëtar. Unë jam para jush për të deklaruar anëtarësimin me të drejta të plota të Teatrit Kombëtar në Unionin Europian të Teatrit Konvencional. Kjo arritje është fryt i një pune 64-vjeçare do të thosha të Teatrit Kombëtar. Është fryt i përpjekjeve, i aspiratave, i krijimeve dhe realizimeve dinjitoze të Teatrit Kombëtar, duke filluar që nga shfaqja e parë "Topazi", e deri në shfaqjen e fundit", theksoi drejtor i TK. Krahas privilegjeve që ofron ky anëtarësim, për Skramin i rëndësishëm mbetet shkëmbimi i eksperiencave dhe vlerave midis teatrove europianë. Ky union ka si qëllim shkrirjen e vlerave duke ruajtur identitetin e çdo teatri. Anëtarësimi në këtë organizëm për Teatrin Kombëtar thyen barrierat dhe kufijtë artistik dhe nënkupton shkrirjen zyrtare të kufijve institucionalë, kulturorë dhe teatrorë evropian, por duke ruajtur identitetin e vendeve pjesëmarrëse, si dhe përfshirjen në institucionet kulturore Europiane, vijoi më tej Skrami. Një tjetër anë pozitive sipas tij, që ofron ky anëtarësim është promovimi i artit teatror shqiptar në Europë, nëpërmjet projekteve të përbashkëta. Por anëtarësimi me të drejta të plota i Teatrit Kombëtar në ETC përbën për Teatrin Kombëtar edhe sfidën për të përmbushur detyrimet që shtrohen drejt arritjes së nivelit bashkëkohor teatror. Teatri Kombëtar u krijua në 24 maj të vitit 1945 nën emrin Teatri Profesionist i Shtetit. Ai ka funksionuar në të njëjtën godinë ku funksionon aktualisht, në qendër të Tiranës. Në qershor të vitit 1991 teatri mori emrin zyrtar që ka dhe sot Teatri Kombëtar. Në skenën e tij janë shfaqur vepra me vlera të mëdha artistike e kombëtare, që janë interpretuar me mjeshtëri të lartë nga aktorët. Shfaqja e parë e dhënë në Teatrin Kombëtar ka qenë "Topazi" e autorit Marcel Panjol, me regji nga Sokrat Mio, shfaqje e cila është shfaqur më 30 maj të vitit1945.
Si anëtar i këtij organizmi për Teatrin Kombëtar do të thotë:
Për teatrin shqiptar, ky akt do të thotë, pjesëmarrje në festivale të ndryshme teatrore, bashkëprodhime mes teatrove, qarkullim i vlerave të aktorëve dhe regjisorëve, shkrirjen e tyre por duke ruajtur identitetin e çdo teatri. Përfshirje zyrtare në një nga organizmat më të mëdha e më serioze të Teatrit në Europë përbën një ngjarje të madhe, jo vetëm për Teatrin Kombëtar, por njëkohësisht për vet teatrin shqiptar. Ky akt e zyrtarizon shkrirjen e kufijve institucional kulturor teatror Europian dhe përfshirjen në institucione Europiane. Kjo përfshirje nënkupton ambicien Europiane të teatrit në angazhimin për të qenë pjesë e zhvillimeve bashkëkohore dhe sfidën përmes obligimeve të vlerave të identitetit tonë kombëtar në familjen europiane teatrore. Që do të thotë: Zgjerim i promovimit të artit teatror shqiptar në Europë, angazhim në rritjen e standardeve Europiane të teatrit përmes ballafaqimeve, pjesëmarrjes në projektet e përbashkëta; përgjegjësi për të marrë përsipër detyrimet dhe përfitimet që vijnë prej këtij anëtarësimi. Nisma e anëtarësimit në këtë union ka pas dhe mbështetjen e qeverise shqiptare . Teatri Kombëtar pas më se një vit e gjysmë në kërkim të anëtarësimit në këtë union të rëndësishëm Europian teatror, shkëmbimit të informacioneve, kërkesës zyrtare, observimit nga ky Union të veprimtarisë, programit të Teatrit Kombëtar pranohet nga ETC në mbledhjen e Asamblesë Gjenerale, si i vetmi forum që zotëron këtë të drejtë. Pjesëmarrja në këtë forum Europian shërben si indikator i kulturës për ato vende që aderojnë të bëhen vende anëtare të EU. Inicimi i idesë dhe objektivave të ETC: Zgjerimi i kufijve të Europës përmes shkëmbimeve të vlerave, produksioneve teatrore dhe njerëzve që merren me teatër (Një ide e lançuar me 1987, nga ish drejtori artistik i Saint- Etiennit, tani në Nicë zoti Daniel Benoin). Ishte instalimi i një sistemi për të mbështetur financiarisht dhe teknikisht shkëmbimet artistike, teknike dhe administrative nga një strukturë tek një tjetër dhe për të krijuar lehtësira në shkëmbimin e shfaqjeve me gjuhë të ndryshme. ETC merr mbështetjen financiare nga Komisioni Europian.