E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristaq Skrami, impresionet pas debutimit në “Shekspir”

Pas kthimit nga shfaqja në Globus Theater të Londrës, Drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami ka rrëfyer për RTV Ora News mbresat, emocionet dhe njëkohësisht vështirësitë e hasura në një teatër magjik si ai i “Shekspirit”, ku Shqipëria është shfaqur si premierë absolute në historinë qindravjecare të këtij teatri.
 

“Do të mbetet në kujtesë magjia që krijon ai teatër por dhe mënyra si e priti shfaqen jo vetëm spektatori shqiptarë atje, por edhe ai londinez. Është një emocion i fortë dhe i paharrueshëm. Pritja që i bënë shfaqes së Teatrit Kombëtar është e jashtëzakonshme, por në një shfaqe të tilla do të ketë dhe kritika, por derisa spektatori e ktheu 3-4 herë trupën tonë të teatrit do të thotë se ne e kemi përfaqësuar denjësisht vendin tonë” tha ai.
 

Për kënaqësinë e publikut shqiptar Teatri Kombëtar do të sjellë sërisht emocionet e “HENRI VI” , të premten , të shtunën dhe të dilën në orën 20:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›