Kristiano Ronaldo, 100 gola, 100 femra
Ylli i Mançesterit: “Nëse do të luaj në Itali, atje do të shkoj vetëm për femrat”. Shumë nga të dashurat e futbollistit janë më të mëdha se ai në moshë
I ri, i talentuar, shumë i pasur, i këndshëm, mund të shkatërrojë një Ferrari me vlerë 400 mijë dollarë pa e vrarë mendjen, të shijojë jetën në shoqërinë e prostitutave të klasit të lartë, të luajë futboll të nivelit ndërkombëtar dhe kur ndjen se një femër i pëlqen, e fut shpejt e shpejt në orbitën e tij dhe shijon gjithçka. Ky është Kristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë i FIFA-s, i njohur si mashkulli më i lakmuar në botë dhe që luan me skuadrën më të mirë në planet. Kristiano Ronaldo lindi më 5 mars 1985 në Funchal, Madeira. Është fëmija më i vogël i Maria Dolores dos Santos Aveiro dhe Hoze Dinis Aveiro. Emri Ronaldo iu vendos nga i ati, i cili ishte tifoz i ish-Presidentit amerikan Ronald Regan, kur ky ishte aktor. Kristiano ka një vëlla më të madh, Hugon, si dhe dy motra më të mëdha, Elmën dhe Liliana Katia.
“Seksi, më i mirë se goli”
Kristiano Ronaldo është sigurisht futbollisti më i talentuar dhe më i përfolur në Ligën e Kampioneve. Thashethemet e përditshme për të, si dhe lidhjet e përfolura me shumë të dashura, e kanë bërë atë lojtarin më të “nxehtë” pas Devid Bekam. “Seksi është më i mirë sesa të shënosh gola. Ndjenja që përjeton pas shënimit të golit është e njëjta gjithmonë. Varet nga konteksti i golit. Disa nga golashënuesit e krahasojnë atë me ndjenjën e orgazmës. Por, duke gjykuar në eksperiencën time, unë mendoj se seksi të jep një ndjenjë më të fuqishme”. Kjo është deklarata e Kristiano Ronaldos për revistën zvicerane “Le Temps”.
“LADYKILLER”
Nëna e Kristiano Ronaldos, Dolorez Alveiro, tha para pak ditësh: “Unë nuk besoj se djali im ka bërë seks me 100 femra”. Nëna e tij nuk e konsideron aspak të birin si një “ladykiller” (si një vrasës femrash), pavarësisht se pranoi faktin se shumë femra dëshirojnë të kenë marrëdhënie seksuale me të. “Nëse unë do të pranoja atë që thonë njerëzit, ai do të kishte pasur më shumë se 100 femra. Kur ai pëlqen një vajzë dhe është diçka serioze, ai e paraqet atë në familje”. Në fakt, dy prej tyre ai ia ka prezantuar familjes së tij, yllin e televizionit Mersh Romer dhe modelen spanjolle Nereida Gajardo. Tashmë, lidhja e fundit publike e Kristiano Ronaldos ka të bëjë me aktoren braziliane 32-vjeçare Karina Baki, të cilën e ka njohur në verën e vitit 2007.
FEMRAT ITALIANE
Kristiano Ronaldo para ndeshjes Mançester Junaitid-Inter, i intervistuar nga gazeta sportive italiane “Tuttosport”, pranoi se vetëm një faktor mund ta detyronte atë të largohej nga Mançester Junaitid drejt Serisë A: femrat italiane. Anësori i Mançesterit ishte objektivi i Realit të Madridit gjatë verës së kaluar, por ai pranoi se për të ishin të interesuar edhe Interi e Juventusi. Sipas tij, klubet italiane kanë një faktor në favorin e tyre, nëse ai vendos të largohet nga “Old Trafford”. “A do të luaj unë ndonjëherë në Itali? Kurrë nuk thuhet kurrë në jetë”, - tha 24-vjeçari për gazetën italiane “Tuttosport”. “Më pëlqen të udhëtoj atje, ashtu siç bëra dhe verën e kaluar, pasi atje janë vajzat më të bukura dhe më seksi në botë. Jashtë shakasë, unë me të vërtetë e pëlqej llojin e futbollit italian dhe ju jeni kampionë të botës”, - shton fituesi i “Topit të artë” dhe i adhuruari i mijërave femrave në botë.
NEREIDA GALLARDO
Ylli i Kombëtares portugeze, Kristiano Ronaldo, e takoi modelen spanjolle Nereida në një pub, në janar të vitit 2008, kur ajo ishte 24 vjeçe. Ronaldo mbeti jo pak i befasuar nga sharmi i vajzës nga Majorka, duke mbetur i dalldisur. Qysh kur u takuan për herë të parë, ata shpenzonin ditë të tëra bashkë, ndërsa fotot i tregonin shumë të lumtur. Gjatë ndeshjes Mançester Junaitid-Midëllsbrou, Kristiano Ronaldo drejtoi një puthje me dorë drejt Nereida Gajardos, e cila ishte duke parë ndeshjen, pasi futbollisti kishte shënuar një gol. Ronaldo më pas pranoi se ai ishte i çmendur pas Gajardos. Kristiano Ronaldo i dhuroi një palë vëthë prej 25 mijë eurosh në formën “R7”, që parakuptonin inicialin e emrit dhe numrin e bluzës. Në disa biseda çati, Nereida Gajardo kishte pohuar se ajo dhe Kristiano Ronaldo do të martoheshin, pretendim që u hodh më pas poshtë nga agjenti i lojtarit si e pavërtetë. Ironikisht, Nereida Gajardo bëri publike një foto me një unazë diamanti, me shenjën “CR”, brenda rrethit. Një foto në stilin lezbik të Gajardos me një brune të bukur i dha fund aventurës së saj me futbollistin. Ish-i dashuri i Gajardos, Pedro Kampane, e cilësonte kështu Nereidën: “Ajo është si një kafshë në shtrat. Ne fjetëm së bashku qysh në natën e parë që u takuam. Nuk ishte e vështirë ta bindje atë. Ajo dëshironte ta bënte në çdo pozicion”.
LETICIA FILIPI
Edhe modelja e famshme italiane Leticia Filipi figuron ndër të dashurat e futbollistit 24-vjeçar. Kristiano Ronaldo u pa në plazhin e Malibusë nën shoqërinë e ëmbël të 30-vjeçares, në kohën kur portugezi ishte në rikuperim e sipër pas operacionit. Gazeta “Sun” shkruante vitin e kaluar se shkaku që Kristiano Ronaldo kishte lënë Nereidën ishte modelja italiane, e cila ishte shtatë vjet më e madhe se futbollisti i famshëm. Fati i keq i Gajardos ishte se ajo dhe Leticia ishin së bashku në një darkë ku ndodhej Kristiano, i cili nuk përtoi t’i hidhte disa shikime të ëmbla. Ronaldo, i cili është përshkruar nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater, si një “skllav modern i ditëve tona”, ishte “totalisht i magjepsur” nga Leticia, vendi i tretë në Miss Italia 1994, dhe bëri ç’ishte e mundur për t’i dhënë numrin e telefonit të tij, ndërsa lulet ishin të panumërta gjatë ditëve të udhëtimit me jaht. “Shoqet më tregonin se vështrimi i tij ishte ngulur ndaj meje. Më bombardoi me mijëra mesazhe dhe më në fund u dorëzova”, - tregoi më pas Leticia Filipi për gazetën angleze “Daily Star”.
GABI NGA BRAZILI
Që Kristiano Ronaldo shquhet jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj, tashmë është një gjë e ditur. Portugezi i Mançester Junajtid di të bëjë për vete femrat shumë lehtë, por edhe me një shpejtësi të pabesueshme. E fundit nga ËAG-sat është një bukuroshe nga Brazili, 27 vjeçe. Quhet Gabriela dhe punon si instruktore fitnesi në një palestër në Sintra, pranë kryeqytetit të Portugalisë, Lisbonë. Të dy janë njohur në një klub nate në vendlindje, ku më pas fantazisti i bëri edhe një ftesë për ta ndjekur në stadium. Një burim konfirmon se pas ftesës së Ronaldos, braziliania nuk hezitoi dhe u nis direkt për në Mançester ku qëndroi në vilën e futbollistit, 4 milionë paundësh, gati 1 javë. Prej asaj dite, si Ronaldo, edhe Gabriela apo Gabi siç e thërrasin miqtë e saj, nuk kanë reshtur së foluri në telefon. “Të dy vdesin për njëri-tjetrin. Ai është magjepsur nga trupi i saj. Ndërkohë që Gabi thotë se Ronaldo është shumë i vëmendshëm dhe romantik”. Për këtë romancë, Gabi po jeton në një lloj ‘shtetrrethimi’. Sa i lodhshëm është të jesh i famshëm…
SKEDA
Kristiano Ronaldo dos Santos Aveiro
Datëlindja: 5 shkurt 1985
Vendlindja: Funchal, Madeira, Portugali
Gjatësia: 1.85 m
Roli: Anësor
Klubi aktual: Mançester Junaitid
Numri i bluzës: 7
Ndeshje me Mançesterin: 186
Gola me Mançesterin: 78
Ndeshje me Portugalinë: 62
Gola me Portugalinë: 22
Të dashurat e famshme
Nereida Gallardo
Modelja spanjolle Nereida Gajardo është një ndër ish-të dashurat më të famshme të Kristiano Ronaldos. Flokëzeza e hijshme kaloi pushimet gjatë verës së kaluar me futbollistin. Tashmë çifti është i ndarë. 25-vjeçarja (1.67 cm) njihej për hiret e saj.
Gema Atkinson
Shumë veta pretendojnë se marrëdhënia e tyre ishte më shumë një nxitje e çmendur e medias në lidhje me raportin shtatëmujor midis Kristiano Ronaldos me modelen Gema Atkinson. Gjithsesi, ka pasur edhe nga ata që kanë pohuar se dyshja shkonte për mrekulli. Çifti nuk u kap kurrë së bashku nga paparacët.
Merçe Romero
Kristiano Ronaldo e ka pasur “bombën bionde portugeze”, Merçe Romero, me origjinë portugeze-spanjolle. Romero ishte nëntë vjet më e madhe se futbollisti. Shumë foto të Ronaldos së bashku me Romeron janë publikuar në ceremoni të ndryshhme. Lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Lajmin e bëri publik vetë Romero.
“Ronaldo më ngacmoi të dashurën”
Tifozi i zjarrtë i Liverpulit, Rajan Ljuis, ka ‘vjellë vrer’ ndaj fantazistit të Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo. 22-vjeçari anglez ka rrëfyer një ‘reality shou’ në ‘Channel 4’ se e dashura e tij 18-vjeçare flirtonte me kohë me portugezin, ky futbollist i rivalit historik të Liverpulit. Ljuisi tregon se Olivia Sonders ishte takuar me luzitanin ndërsa punonte në një klub nate. Pasi pinë diçka atje, të dy ishin nisur për në hotelin ‘Hilton’ në Mançester. Më pas Kristiano Ronaldo u nis me bjonden Sonders për te vila e tij luksoze me Bentlin që i ka kushtuar 150 mijë paund. 18-vjeçarja do ta shijonte udhëtimin për në shtëpinë e Ronaldos me Bentli. “Është shumë e dhimbshme kur humbet të dashurën, por kur e gjen me dikë tjetër dhe, aq më keq, me futbollistin e rivalit të skuadrës tënde të preferuar, atëherë nuk ka më sens. Kjo më rrëzoi shumë moralisht, por nuk kam ndërmend të qaj”, - tha tifozi i Liverpulit për ‘Daily Star’.
14 Mars 2009