E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat më seksi mbi 40 vjeç



1. Xhenifer Aniston, 40
E vështirë të besohet, por është e vërtetë: aktorja Xhenifer Aniston është 40 vjeçe dhe duket se koha nuk kalon për të. Me buzëqeshjen rrëzëlluese dhe flokët që shkëlqejnë gjithë jetë, të gjithë do të mendonin se ajo është 20, dhe jo 40 vjeçe. Nga ky aspekt aktoren bukuroshe mund ta krahasojmë fare mirë me personazhin Benjamin Buton, i cili, me kalimin e kohës, rinohej. Kritikët e artit janë shprehur se Aniston ngjan më bukur tani se 5 vjet më parë. Për momentin ajo po përjeton një lidhje me këngëtarin Xhon Majer, një lidhje me luhatje, e cila është përfolur shumë nga mediat. Megjithatë, Xhenifer nuk ka hequr dorë në asnjë çast nga karriera e saj dhe rolet e shumta duke përmendur rolin në filmin “Marley & Me”. Filma të tjerë që pritet të shohim me aktoren Aniston janë “He’s Just Not That Into You” dhe “Traveling”.

2. Salma Hajek, 42
U bë e famshme në rolin përkrah aktorit Antonio Banderas dhe është konsideruar femra tipike spanjolle. Hajek vazhdon të përmirësohet si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë profesional, pasi arma e saj më e fortë është buzëqeshja prej një vajze dinake. Prej një viti e gjysmë aktorja është bërë nënë dhe konsiderohet mishërim i ndjesisë: me buzëqeshjen tinëzare, por me një karakter të fortë e të vendosur, edhe pse shprehet se asnjëherë nuk e ka marrë veten seriozisht. Ajo është aq joshëse, sa aktorja 22-vjeçare, Megan Foks, është shprehur se do të donte të kishte pamjen dhe gjoksin e saj. “Është shumë joshëse dhe do të doja të kisha trupin e saj, veçanërisht gjoksin”, - është shprehur aktorja bukuroshe e filmit “Transformers”.
3. Karla Bruni, 42
Italiania Karla Bruni, në gjithë këto vite është angazhuar maksimalisht në disa fusha, si modë, muzikë dhe tashmë është Zonja e Parë e Francës. Para se të njihej me presidentin Nikolas Sarkozi, Bruni ka pasur lidhje me personalitete të njohura të muzikës botërore, si Majk Xheger dhe Erik Klapton. Ajo ka qenë pikë referimi për mediat, të cilat, edhe pse e kanë përfolur gjithmonë, kanë marrë në konsideratë klasin dhe finesën e saj.
Që është e përmbajtur dhe mjaft e pjekur, e tregoi më mirë kur fotografia e saj nudo u shit në një ankand për 91 000 dollarë. Karakteri i veçantë dhe humori plot ngjyrë bënë që presidenti Sarkozi të binte kokë e këmbë në dashuri me të dhe t’i kërkonte të martoheshin pak ditë pasi ishin njohur.
4. Helen Mirren, 63
Edhe pse është femra më e madhe në moshë në këtë listë, Helen është me më shumë klas, duke mbartur me vete për shumë vite dinjitetin dhe stilin e veçantë. Aktorja britanike ka qenë fituese e një çmimi “Oscar” dhe e shumë çmimeve të tjera “Golden Globes”. Ajo pritet të vijë me 4 filma për këtë vit. Ajo ka një bukuri klasike dhe kohët e fundit është fotografuar me rroba banje duke nxjerrë në pah trupin si prej një 25-vjeçareje. Edhe pse pak e druajtur, Mirren është tmerrësisht seksi dhe për këtë arsye mori guximin të dilte nudo në një nga skenat e filmit “Calendar Girls” kur ishte 50 vjeç. Nëse nuk e keni parë, ju këshillojmë ta bëni që të bindeni.
5. Hall Berri, 42
A do të ishte e plotë lista nëse nuk do të përmendnim aktoren seksi Hall Berri? Ajo e ka filluar karrierën që në moshën 20-vjeçare dhe për asnjë çast nuk është tërhequr nga idetë e qarta dhe objektivat që i ka vënë vetes. Ka fituar me mund një çmim “Oscar” dhe u bë nënë para një viti. Jeta e saj duket se po shkon për së mbari me vajzën dhe bashkëshortin Gabriel Aubri. Më herët aktorja u shpreh se nuk e kishte në plan të martohej sërish, pasi dy martesat e para përfunduan me divorc. Me bukurinë dhe sharmin natyral, Hall do të vazhdojë edhe për shumë vite të na magjepsë me performancën e saj.
6. Sheril Krou, 46
Krou bëri bujë në skenën e muzikës në vitin 1994 me këngën “All I Wanna Do”, për të mos u larguar më kurrë nga vëmendja e fansave. Muzika e saj, që nuk njeh kohë, është konsideruar një hibrid perfekt i popit, folkut, muzikës kauntri, por edhe rrokut. Krou ka fituar 9 herë çmimin “Grammy” për këngët plot stil. Në vitin 2006 Krou u diagnostikua me kancer në gji dhe pasi luftoi me sëmundjen e tmerrshme ajo u kthye në një mbrojtëse të grave dhe këshilluese për parandalimin e këtyre sëmundjeve. Këngëtarja njihet edhe për lidhjen e saj me republikanin Karl Rov dhe luftën globale.
7. Suzi Kolber, 44
Është një femër e mprehtë dhe me një mënyrë të sjelljes mjaft origjinale. Një nga tiparet që e dallojnë është njohuritë mbi futbollin, mbase më shumë se një mashkull tifoz. Ajo njihet për daljet e saj në “Monday Night Football” duke marrë përsipër rolin si reportere kryesore në evenimentet e sportit. Ajo është nënë beqare me një vajzë, mund t’ia dalë mbanë vetëm dhe mendohet se ka pasur një lidhje me Xho Namath në vitin 2003. Për disa kohë ishte në qendër të vëmendjes të mediave, të cilat e përfolën duke shpikur gjëra nga më të ndryshmet.
8. Sara Palin, 44
Mund ta admironi ose ta urreni mënyrën se si Sara Palin u bë e njohur vetëm për pak ditë në gjithë botën. Ajo është e vendosur, është shumë seksi, me syzat si të një studiueseje. Ka një stil krejt të veçantë dhe është femër e plotësuar. Hyrja e saj në politikë, megjithatë, nuk ka qenë e thjeshtë. Palin hyri fuqishëm në mendimet tona, por kjo nuk do të thotë se ky ishte fillimi. Me mjaft kurajë, gruaja e “hekurt” u qëndroi deri në fund besnike parimeve të saj. Ajo kandidoi për zëvendëspresidente të SHBA-ve, edhe pse nuk arriti të fitonte. Gjatë daljeve të saj në publik u vu re një tendencë për të imituar stilin e saj origjinal.
9. Monika Beluçi, 44
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Aktorja italiane, Monika Beluçi, gjithmonë ka dashur të ishte një juriste e zonja. Për fatin tonë të mirë nuk e realizoi dot ëndrrën e saj, duke u bërë një nga aktoret më seksi jo vetëm në Itali, por në gjithë botën. Ajo ishte e suksesshme që në fillimet e saj dhe filmi që e bëri të njohur ishte “Bram Stoker’s Dracula” më 1992-shin. Ajo njeh mjaft mirë anglishten, spanjishten dhe frëngjishten. Beluçi është një nga aktoret më seksi, megjithatë vetë është shprehur se më tepër është krenare për profesionalizmin. Bukuria për të vjen në plan të dytë.

14 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›