Veshjet intime, si të dukesh me të padukshmet
Fantazi ngjyrash apo materialesh? Cilat janë modelet e veshjeve intime që do të dominojnë stinën e pranverës: komplete apo bustierë? Kodi, pa dyshim, do të jetë: sensuale dhe seksi.
Me ardhjen e stinës së pranverës edhe gardëroba jonë fillon të ndryshojë ngjyrat, modelet dhe materialet. Nga e zeza, bluja, grija, vëmendja jonë përqendrohet në ngjyrat e ngrohta e sensuale. Stilistët për këtë stinë kanë menduar edhe për veshjet e brendshme intime, të cilat vijnë me një gamë të gjerë ngjyrash, por ato që spikasin më tepër janë: e bardha, pjeshka, roza dhe stampimet me lule të vogla. Stampimet e gëzueshme sjellin atmosferën romantike të Mesdheut dhe aromës spanjolle.
Vishu me lule
Stilistët, të inspiruar nga natyra, për këtë stinë kanë menduar të sjellin një format joshjeje disi të çuditshëm e tekanjoz. Lulet edhe më herët janë përdorur në veshjet intime dhe më të preferuarat kanë qenë: rozetat, lulet e egra dhe stampimet me flutura. Por, për këtë vit, gjithçka duket ndryshe, stampimet janë më të qarta, ngjyrat më sensuale e të dukshme. Tepër sensuale dhe të parezistueshme vijnë edhe e kaltra dhe e gjelbra, kombinimi i tyre me të bardhën dhe rozën. Materiali për këto veshje intime mund të jetë i tejdukshëm dhe delikat, por edhe material më i fortë e rezistent. Kujdesuni që të veshura me to të përcillni natyrën dhe detajet më të bukura të saj.
E bardha, rikthimi në pafajësi
Veshjet intime të stinës pranverë 2009 sjellin dëlirësinë dhe pastërtinë, anën e pafajshme të secilës femër. Këto modele janë konsideruar si rikthim në kohët e hershme kur gjithçka konsiderohej perfekte dhe me bardhësi rrëzëlluese. Të prodhuara prej pambuku të bardhë, satini të fildishtë dhe ngjyrave të ngrohta, pjeshkë ose rozë, janë sjellë edhe detaje të tjera si kordelet e fjongot, të cilat i bëjnë ato më seksi. Të brendshmet tuaja mund të jenë edhe në ngjyrë pana, nuancë kjo e veshjeve të nusërisë. Kjo ngjyrë do t’ju jepte më shumë delikatesë dhe sensualitet.
Të zeza seksi
Nuk mund t’ju mungojnë kurrsesi një palë të brendshme më seksi se të tjerat, më të parezistueshme dhe sensuale. Bëhet fjalë për veshjet intime me ngjyrë të zezë. Janë ato që nuk konsiderohen kurrë të tepërta, pasi sharmi që ju falin nuk mund të krahasohet me asgjë të ngjashme. Këtë ngjyrë mund ta vishni edhe për ditët tuaja më të zakonshme, por dhe në ato ditë kur prisni të keni surpriza të këndshme. Bëni tuajat një palë të brendshme të tylta për darkat, për t’u ndier më seksi se kurrë, pasi e zeza do të jetë gjithmonë në modë. Ngjyrat e tjera janë thjesht sezonale: për dimrin preferohen: bluja, jeshilja, portokallia. Për pranverën: roza, e bardha, e kaltra, por ajo që i bën ballë gjithçkaje dhe kujtdo është pa dyshim: e zeza.
Bustier i viteve ‘50
Sipari i koleksioneve të kryeqendrave të botës është hapur pa dyshim edhe me modelet që të kujtojnë vitet ‘50. Bustierët e kësaj periudhe u bënë të famshëm për t’u rikthyer sërish suksesshëm me përpunimin e ngjyrave dyshe si lavarder - e bardhë, e bardhë - jeshile, blu - e kuqe. Bustierët janë të përbërë nga sutjeni prej xheli të lehtë, i cili bëhet njësh me këmishën tuaj të natës, që merr jetë në netët e ngrohta. Për femrat që nuk e kanë përdorur kurrë një bustier sepse nuk besojnë se do ndihen mirë me të është koha të ndërrojnë mendim. Një bustier është gjithmonë praktik dhe seksi në të njëjtën kohë.
Sutjeni perfekt
Forma është vendimtare. Koleksionet e pranverës përfshijnë modelet seksi, por kushti kryesor duhet të jetë, sigurisht, forma e sutjenit. Mbase do të donit që gjoksi juaj të dukej më i plotë dhe i bukur. Për këtë zgjidhni modelin e sutjenit me efekt ngritës. Sekreti në këtë rast është ngjyra. Gjoksi do të duket më i plotë me një sutjen me ngjyrë të hapur. Evitoni të përdorni ngjyrat e errëta, edhe pse mund të jenë me mbushje të thjeshtë ose lëndë xhelatinore. Kujdesuni gjithashtu që numri të jetë i duhuri, pasi nëse mund të jetë një numër më i madh rrezikoni të dukeni qesharake.
14 Mars 2009