Regjistrohet Ferrari: Por kështu nuk marrim pjesë
Është edhe Ferrari në listën e skuadrave të regjistruara
në FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit)
për Kampionatin e ardhshëm Botëror 2010. Skuadra
e Maranelos fi guron mes ekipeve të nënshkruara pa
rezerva në evenimentin më të madh të ardhshëm të
automobilizmit, në Formula 1. Lajmi është bërë i njohur
nga vetë Federata Ndërkombëtare (FIA) në
faqen e saj zyrtare në internet. Së bashku
me skuadrën nga Maranelo, rezultojnë të
nënshkruara pa kushte edhe ekipet e tjera
të njohura si Uilliams dhe Force India. Tri
skuadrat e reja, të cilat do të marrin pjesë
në sezonin e ardhshëm janë Manor Grand
Prix, Campos Grand Prix e US F1. Ndërsa
janë regjistruar MekLaren-Mercedes, BMV
Sauber, Renault, Toyota, Braun GP, Red Bull
e Toro Rosso. "Këto pesë skuadra, bën
të ditur Federata e Automobilizmit, kanë
prezantuar fi rmën e tyre të regjistrimit me
rezerva. FIA i ka ftuar të tërheqin kushtet e vëna pas
bisedimeve dypalëshe, që do të duhet të përfundojnë
para së premtes të 19 qershorin".
Por pozicioni i skuadrës së Ferrarit nuk është fort i
kënaqshëm dhe prandaj ka bërë një reagim të ashpër.
Një gjë të tillë e ka bërë publike në një komunikatë zyrtare
menjëherë pas vendimit të FIA-s: "Duke parë publikimin
e listës së të nënshkruarve për Kampionatin Botëror të
FIA-s në Formula 1 2010, e cila përfshin edhe Ferrarin si
e regjistruar pa kushte, skuadra jonë dëshiron të riafi rmojë
për sa më poshtë vijon: 29 majin e shkuar Ferrari
ka prezantuar një regjistrim në Kampionatin
Botëror të FIA-s në Formula 1. Sipas mendimit
tonë, një rregullore e tillë nuk është
aspak e kënaqshme. Megjithatë kërkesat
tona së bashku me regjistrimin e bërë në
FIA duket se nuk janë marrë parasysh,
Federata e ka përfshirë Ferrarin në listë
si pjesëmarrës pa kushte për Botërorin e
Ardhshëm të Formula 1. Në fund, për të
shmangur çdo dyshim, Ferrari riafi rmon
se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin
Botëror të FIA-s në Formula 1 2010 me një
rregullore të FIA dhe në shkelje të të drejtave
të Ferrarit, të sanksionuara nga një marrëveshje
të shkruar me vetë Federatën".
Ndërkohë që në bazë të regjistrimit, numri i veturave të
autorizuara për të hyrë në kampionatin 2010 është 26,
ose e thënë ndryshe nga dy për skuadër.