Kristiano Ronaldo: Largimin nga Junajtid e vendosa në vitin 2008
Kristiano Ronaldo kishte vendosur prej kohësh të largohej nga Premiershipi anglez. Megjithatë, mesfushori portugez priti transferimin rekord, prej 94 milionë eurosh të paguar nga Reali i Madridit, për të zbuluar prapaskenat. "Në vitin 2008 vendosa se do të largohesha nga Mançester Junajtid", deklaroi "Topi i Artë". "Pasi fitova Ligën e Kampioneve, mendova se nuk kisha më objektiva për të arritur në ‘Olld Traford‘. Për më tepër, gjithmonë kam ëndërruar të luaj me Realin e Madridit, klubin më prestigjioz në botë". Për "News of the World", ai rikujtoi momentet e bukura që kaloi në skuadrën e Sër Aleks Ferguson. "Kur nuk mbetet më asgjë për të fituar, është koha për një sfidë të re. Qëndrova edhe një sezon në Mançester dhe fitimi i titullit të tretë radhazi ishte një ndjesi e bukur". Rekordi i ri i transferimeve bëri që Ronaldo të akuzohej se pranoi kalimin te Reali vetëm për para. Gjithsesi, 24-vjeçari i hodhi poshtë këto spekulime dhe rrëfeu: "Ëndrra ime ishte të luaja me Realin. Nuk erdha në Madrid prej parave. Objektivi im është të jem futbollisti më i mirë në botë. Jam i vetëdijshëm se më nevojitet shumë punë, por dua ta realizoj këtë synim. Është e qartë se nëse arrin të bëhesh lojtari më i mirë te Reali i Madridit, atëherë do të jesh edhe një prej më të mirëve në histori".
Ndërkohë, Florentino Perez dhe ndihmësit e tij vazhdojnë të kërkojnë përforcime në merkato. Objektivi më i fundit është Serxho Aguero, ylli i Atletikos së Madridit, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë shifrën që parashikohet për prishjen e kontratës së 21-vjeçarit: 65 milionë euro. Një mision mjaft i vështirë, pasi "El Kun" dëshiron të luajë me Atletikon. Gazeta "El Mundo Deportivo" zbuloi se Perez kërkoi të afronte edhe mbrojtësin e Barcelonës, Xherard Pike, duke paguar klauzolën me vlerë 50 milionë euro, por 22-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga "Kamp Nou". Ndërsa nga Italia konfirmohen zërat se madrilenët kanë hapur bisedimet me Interin, për mbrojtësin brazilian, Maikon. Zikaltërit pretendojnë 40 milionë euro, ndërsa spanjollët kanë ofruar 25 milionë. Çmimi mund të ulet deri në 30-32 milionë euro, ku në marrëveshje do të përfshihet edhe Uesli Shnajder.