E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo fiton edhe "Lojtarin më të Mirë në Botë"

Ditët e para të vitit 2009 janë padyshim të pazakonta për Kristiano Ronaldon. Ylli i Mançester Junajted, që së fundmi ishte protagonist i një aksidenti rrugor, ku shkatërroi Ferrarin e tij, është fitues i çmimit të FIFA-s, "Lojtari më i Mirë në Botë". Ky vlerësim jepet pas votimeve të trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve nga e gjithë bota. Dorëzimi do të bëhet të hënën në Zyrih, ndërkohë që portugezi udhëtoi drejt Zvicrës menjëherë pas sfidës së djeshme me Çelsin. "Podiumi" në këtë çmim u plotësua nga talenti i Barcelonës, Lionel Mesi, dhe sulmuesi spanjoll i Liverpulit, Fernando Torres. Të gjitha trofetë me skuadrën e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson dhe çmimet individuale janë të mjaftueshme për t‘u shkëputur nga realiteti. Megjithatë, gjatë një interviste ekskluzive për britaniken "Daily Mirror", Kristiano Ronaldo betohej se "jam i njëjti si edhe më parë. Nuk kam ndryshuar aspak: si kur nuk kisha asnjë kacidhe në xhep e as tani që kam miliona në bankë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›