E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet e Barcelonës do të jenë në qendër të merkatos gjatë verës

Mesi, Iniesta, Eto‘o, Ksavi, Pujol, Ture, Busqets janë vetëm disa prej emrave për të cilët mund të ofrohen miliona euro gjatë merkatos së verës. Yjet e Barcelonës shihen si lojtarët më të kërkuar në fund të sezonit, ku nuk do të mungojnë zërat për shifra marramendëse. E përditshmja katalane "Sport" publikoi një listë me futbollistët dhe klubet që do të interesohen për t‘i blerë. Më i kërkuari nga të gjithë do të jetë padyshim Lionel Mesi. Juventusi mendon të blejë argjentinasin, e për shërbimet e tij po përgatit një ofertë prej 90 milionë eurosh. Ndërkohë, Çelsi i ka hedhur sytë nga një tjetër produkt i klubit spanjoll: Andres Iniesta është objektivi i bluve, që përpara dy vjetëve ishin të gatshëm të paguanin 70 milionë euro dhe mund ta përsërisin këtë ofertë. Në fillim të sezonit, Eto‘o nuk u largua, por vetëm pak kohë më parë Mançester Siti kërkoi shërbimet e kamerunasit, ku në arkat e Barçës do të derdhen 60 milionë euro. Për sulmuesin interesohet edhe Interi, që kërkon partnerin e Ibrahimoviçit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›