E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo, futbollisti më i paguar në botë?

Kristiano Ronaldo, me 20 milionë euro në vit, do të bëhet futbollisti më i paguar në botë. Drejtuesit e Real Madridit do t’i ofrojnë lojtarit të tyre më të mirë Kristiano Ronaldo, një kontratë të re pesë vjeçare, e vlefshme 155 milionë euro. 

Sipas medieve spanjolle, nëse e vazhdon kontratën, Ronaldo do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, me mbi 20 milionë euro përfitime në vit, pak më shumë se Samuel Eto që merr tek Anzhi në Rusi. 

Sipas ndarjes aktuale të përfitimeve të Ronaldos dhe Reali, të dy palët marin nga 40%, kurse menaxheri i tij, Jorge Mendes 20%. Interesim për CR7-ën ka treguar edhe Monako. Ndoshta oferta e fundit e miliarderit rus që drejton klubin e Monakos do të vijë në momentin që Ronaldo nuk dëshiron të zgjasë kontratën. 

Kontrata aktuale e Kristiano Ronaldos me Realin skadon në verën e vitit 2015. Portugezi për katër vite te Real Madrid, në 199 ndeshje, ka shënuar 201 gola. Por kujtojmë që në lojë për të marrë shërbimet e Ronaldos ka hyrë edhe Mançester Junajtid, por problem mbetet vetëm paga e tij. Monako afroi 100 milionë euro, ndërsa Ronaldo u shit te Reali për 95 milionë euro. Ku do të shkojë Ronaldo? Me 20 milionë euro pagë në vit, me siguri do të qëndrojë te Reali i Madridit.

(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›