E Diel, 1 Nëntor 2026

Zagrebi nderon Josip Kuzhen, ish-trajnerin e kombëtares shqiptare

Tifozët e Dinamo Zagrebit, “Bad Blue Boys”, nderuan në një mënyrë origjinale ish-trajnerin e skuadrës së tyre, Josip Kuzhe, i cili u nda nga jeta të dielën për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Ultrasit u mblodhën në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, ku thirrën në kor emrin e teknikut, që ka lënë shenja te klubi legjendar kroat. Ata mbanin në duar një banderolë, ku shkruhej: "Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona!” 

Me përëndimin e diellit tribuna e stadiumit “Maksimir” u ndriçua nga mijëra qirinj të ndezur në nderim të trajnerit që fitoi gjithmonë zemart e tifozëve të skuadrave që ka drejtuar, përfshirë këtu edhe kombëtaren shqiptare. 

Gjatë kohës së drejtoi Shqipërinë, pikërisht në shtator të 2010, Josip Kuzhe pësoi hemoragji cerebrale, por ai mundi të rikthehej në stol pas disa muajsh. Kohët e fundit ai ishte diagnostikuar me Leucemi, por pavarësisht përpjekjeve për ta mposhtur këtë sëmundje të rëndë, ai ndërroi jetë në një spital të Zagrebit.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›