Anorthosis-Apoel. Beqaj mungon, por është HaxhiPortieri i Kombëtares vazhdon terapinë në Belgjikë. Sipas mediave qipriote çdo gjë po kalon shumë mirë, e pritet të kthehet në ishull ose të enjten ose të premten

Të premten në Qipro do të luhet derbi Anorthosis-Apoel, dy skuadra ku militojnë respektivisht portieri Arjan Beqaj e Altin Haxhi. Sipas faqes kerkida.net, “Zonja” (siç thirret Anorthosis) trajneri Timur Ketspagia synon fitoren kundër një rivali direkt. Lajmi më i vlefshëm është për Beqajn. Portieri i Kombëtares vazhdon terapinë në Belgjikë, ku sipas medieve qipriote çdo gjë po kalon shumë mirë, e pritet të kthehet në ishull ose të enjten (04.12) ose të premten (05.12). Altin Haxhi pritet te luaje ne kete takim.
E Marte, 02 Dhjetor 2008