E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo mungon ndaj Milanit

Rruga drejt Botërorit i kushton shtrenjtë Kristiano Rolandos. Dëmtimi i pësuar në minutën e 25-të të ndeshjes ndaj Hungarisë do ta detyrojë talentin portugez të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se një muaj. Kështu që duket se do të mungojë në ndeshjen e parë (21 tetor) dhe me shumë mundësi edhe në ndeshjen e kthimit (3 nëntor) në Champions League kundër Milanit. Lajmin e konfirmon vetë Reali i Madridit në një komunikatë zyrtare: "Lojtari vuan nga një përkeqësim i dëmtimit në kaviljen e djathtë dhe do të duhet të pushojë mbi tre katër javë". I ashpër ka qenë reagimi i medias spanjolle. "Indinjatë në Madrid: Portugalia nuk duhej ta sforconte lojtarin", shkruan "Marca", e cila zbulon edhe 6 ndeshjet ku do të mungojë Ronaldo: nga tre ndeshjet e "La Liga"-s kundër Real Vajadolid, Getafe e Sporting Gijon, deri te sfida e dyfishtë me Milanin dhe ndeshja e parë e Kupës së Mbretit kundër Alkorkon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›