E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri, Ibra do gol si ngushëllim

Pas humbjes ndaj Danimarkës, Suedia është një hap larg eliminimit: Ibra&Co tani do të provojnë të mundin Shqipërinë të mërkurën dhe të shpresojnë te një mrekulli: Malta të rrëmbejë një pikë në Guimaresh ndaj Portugalisë, por kjo është thuajse e pamundur. "M‘u duk se po përjetoja ndeshjen e parë: ne të gjithë në sulm dhe ata (danezët) në fund fitojnë tri pikët... Ne kemi dështuar". Kjo fjali tregon zhgënjimin e madh të yllit të Barcelonës, i cili duket se do të sakrifikohet për t‘i lënë vendin të shkojë drejt Botërorit 2010 një tjetër ylli, Kristiano Ronaldos. Megjithatë, bomberi blaugran shikon si ngushëllim fitoren ndaj Shqipërisë dhe në prononcimin e tij thekson se "dëshiroj të shënoj në ndeshjen e radhës, ku ne duhet të bëjmë detyrën tonë dhe të presim çfarë do të ndodhë, pasi asgjë nuk është më në dorën tonë". A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›