1 vit nga nisja e vaksinimeve në Shkodër, rreth 139 mijë vaksina të aplikuara. Efekt pozitiv tek të moshuarit

Më 16 shkurt, si sot një vit më parë nisi vaksinimi anticovid në Shkodër. Gjergj Prevazi dhe Hedije Çaushi janë 2 të moshuar të cilët morën të parët vaksinën anticovid në Shkodër. Kanë ndjekur këshillat e ekspertëve dhe kanë marrë edhe dozën e tretë përforcuese. Gjatë këtij viti nuk kanë patur asnjë problem shëndetësor dhe janë të gatshëm të zbatojnë çdo udhëzim sa i përket mbrojtjes së shëndetit.
Gjatë këtij harku kohor në rrethin e Shkodrës janë vaksinuar rreth 139 mijë qytetarë. Me doza të para janë vaksinuar rreth 65 mijë individë, rreth 60 mijë me 2 doza dhe me doza të 3 rreth 13 mijë!
Grup mosha e cila refuzon më shumë të marrë të paktën 1 dozë të vaksinës janë mosha mesatare dhe te rinjtë poshtë moshës 20 vjeç
Në total, në rrethin e Shkodrës me 2 dozat e vaksinës janë vaksinuar rreth 40% e target grupit.
/rtsh/