E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: "Videokaseta tregon izolimin e Bin Laden"

"Videokaseta tregon izolimin e Bin Laden". Ka qenë ky reagimi i Shtëpisë së Bardhë pas publikimit të një kasetë e re videoje të Osama Bin Ladenit, ku bëhej thirrje për xhihad."Duket se kjo videokasetë paraqet izolimin e tij dhe përpjekjet e vazhdueshme për të qëndruar në vëmendjen e sferës ndërkombëtare në një kohë kur ideologjia misioni dhe veprimet e al-Kaedës po vihen në dyshim dhe po sfidohen në të gjithë botën", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe."Kjo duket gjithashtu si një përpjekje për të mbledhur fonde si pjesë e fushatës së tyre propagandistike që vazhdon ende", shtoi ai.Sajte të ndryshme interneti islamike kanë shfaqur një mesazh audio, në të cilin lideri i Al Kaedës Osama Bin Laden bën thirrje për një luftë të shenjtë kundër ofensivës izraelite në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti televiziv arab Al Xhazira. Mesazhi i përhapur në forumet kryesore islamike, titullohet: "Apel Xhihadit për të ndaluar agresionin në Gaza". Në mesazhin e dërguar, shprehet: "Zoti na ka dhënë durimin për të vazhduar rrugën e Xhihadit (ose thënë në shqip 'lufta e shenjtë') për shtatë vite të tjera, shtatë dhe shtatë të tjera akoma. Pyetja që duhet shtruar është nëse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të vazhdojnë luftën e tyre kundër nesh, në dekadat e ardhshme. Por në fakt, po shihet e kundërta". Autenticiteti i mesazhit audio nuk është konfirmuar nga ekspertët, por ata shprehen se zëri ishte i ngjashëm me regjistrimet e tjera që ka bërë Bin Laden. Edhe pse nuk ka përmendur emrin e Presidentit të zgjedhur amerikan Barak Obama, Bin Laden i është referuar edhe të ardhmes së Amerikës, në kuadër të krizës ekonomike globale. "Tani Amerika po iu kërkon lëmoshë vendeve të ndryshme. Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë më ajo superfuqia që janë mësuar të jenë. Ky dështim i Amerikës, ishte një nga arsyet pse Izraeli filloi sulmet kundër Rripit të Gazës", ka deklaruar kryeterroristi Osama Bin Laden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›