Kristina: Ndihmomëni ta flak patericën
Një vajzë nga qyteti i Sarandës, në lagjen Nr. 1 të saj, ëndrra e saj për t’u bërë studente i është ndalur papriitur. Sëmundja e ka mbëthyer atë në shtrat të paralizuar dhe vendin e dispensave dhe kompjuterit, e kanë zënë një palë paterica. Nuk mundi të shkojë as në vitin e katër të shkollës Hoteleri-Turizëm në Sarandë, pasi u mbërhtye në shtrat nga paraliza që sa vjen e bëhet më kërcënuese. Kristina qëndron e mbyllur prej tre vitesh në dhomën e shtëpisë së një familjeje të varfër në Sarandë, duke bërë monologun e gjatë dhe duke mos qenë e zonja t’i shërbejë as vetes. Krsitina Basho, pranoi ta rrëfejë historinë e sëmundjes së saj 3-vjeçare. I vetmi "kusht" që ajo vendos është të mos e shfaqë krejtësisht fytyrën, por vetëm profilin, edhe pse problemi i saj shëndetsor gjendet në këmbë. Kristina tregon se u mjekua nga mjekët në Tiranë nga një sëmundje në gjak. U desh që t'i nënshtrohej edhe një operacioni në shpretkë. "Por ata më dhanë mbidozë të kortizoni dhe kjo më mëbrtheu nervin e këmbëve fillimisht njera e pastaj edhe tjetra"-tregon Kristina. Pas kësaj paterica i rri tek koka e krevatit dhe duke peshuar mbi të në njerin krah e duke e ndihmuar gjyshja në krahun tjetër, mundet të ecë sa për t'i shërbyer vetes.
Çdo ditë bën monologun e dhimbshëm me patericën e saj, të cilën dëshiron të hedhë tej. "Më kanë thënë se më mungon një lëng që duhet hedhur në kockën e këmbës"- flet vajza, si një paciente e ndërgjegjësuar për nevojën mjeksore që ka në trupin e vet. E dëgjojmë atë si zërin e vajzës që kërkon dhe duhet ta sfidojë paralizën e saj. Po si? Në Tiranë i thonë është e pamundur të ndërhyhet. Në Greqi i thanë "po", por operacioni kushton jo më pak se 10 mijë euro.
"Ku t'i gjejmë, -thotë gjyshja e saj, shpirtthyer për të keqen që i heq e mbesa-ne nuk e njohim euron fare!". Por edhe leku hyn sa për t'u ushqyer në këtë shtëpi, pasi i ati Zihniu paguhet vetëm 16 mijë lekë në muaj, si roje nate në një lokal e po kaq merr edhe e ëma, sanitare në spitalin e Sarandës. Duke i mësuar të gjitha këto, Saranda ka nisur të bëhet e ndjeshme ndaj fatit të vajzës. Që nga Amerika e largët fqinja e 20 viteve të shkuar, Panajota Kajo, e ka vënë hallin e shëndetit të Kristinës në qendër të shoqatës së posrakrijuar prej "Fëmijët e Sarandës në nevojë". Edhe me ndjeshmërinë e një nëne, Panajota ka sensibilizuar sidomos emiograntët nga Sarandë që janë në Amerikë dhe ata kanë nisur të derdhin kontributet e para për llogari të shërimit të Jristina Bashos. Siana dhe Vasiliqia, dy vajza gjimanziste, përfaqësuese të këtij fondacioni në Sarandë, kanë qenë të parat vizitore në dhomën e saj, ku paterica është orendia më e domosdoshme. "Do bëjmë çmos që ti të ngrihesh në këmbë, të kapësh hapin e shoqeve të tua , që janë në auditore të universiteteve"-i thanë ato.